Lajme

“Kush e prek UÇK-në, prek popullin e Kosovës”, pamje nga protesta në mbrojtje të vlerave të luftës

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 07 August 2025

Qytetarë të shumtë janë mbledhur për të protestuar në sheshet e Prishtinës kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në kryeqytet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Brohoritjet e qytetarëve “UÇK-UÇK” po vazhdojnë në protestën e cila ka nisur në ora 17:00.

-Advertisement-

Protestuesit mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe pankarta të ndryshme në përkrahje të pjesëtarëve të UÇK-së.

“Kush prek UÇK-në, prek popullin e Kosovës”, “Heshtja është tradhti. Çohu popull, po na gjykojnë lirinë”, “Unë i jam privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht”, janë disa nga pankartat e qytetarëve në protestë.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy