Sport

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin në raundin e pestë

Autori: Gazeta inFokus 23:47 | 19 July 2025

Një natë për historinë e boksit u zhvillua në Wembley të Londrës, ku përballë 90 mijë tifozëve të zjarrtë, Oleksandr Usyk konfirmoi epërsinë absolute në botën e peshave të rënda, duke fituar me nokaut ndaj Daniel Dubois.

-Advertisement-

Usyk, me teknikën, durimin dhe forcën e tij të jashtëzakonshme, dominoi meçin dhe ruajti të gjitha titujt botërorë në versionet WBA, WBO, IBF dhe The Ring, shkruan Indeksonline

Me këtë fitore, ukrainasi bëhet kampion i padiskutueshëm i botës në peshat e rënda – një status që nuk është mbajtur nga askush tjetër që nga legjenda Lennox Lewis, në vitin 1999.

 

Kjo arritje e vendos Usyk-un në mesin e emrave më të mëdhenj të historisë së boksit. Ai tashmë ka qenë kampion i padiskutueshëm edhe në peshat kruzer, dhe tani e përsërit këtë sukses në peshën më prestigjioze – atë të rënda.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy