Vetura unike e Porsche e dizajnuar nga Dua Lipa del në ankand, të ardhurat shkojnë për Fondacionin “Sunny Hill”
Autori: Gazeta inFokus
15:50 | 15 July 2025
Vetura unike e Porsche e dizajnuar nga Dua Lipa del në ankand, të ardhurat shkojnë për Fondacionin “Sunny Hill”
Vetura do të jetë në ankand online deri më 31 korrik, dhe ka një dizajn unik të dizajnuar nga vet këngëtarja Dua Lipa.
Në mes të koncerteve të saj, si pjesë e turneut botëror “Radical Optimism”, Dua Lipa këto ditë i ka kaluar edhe nëpër pista. Së fundi ishte në mesin e të famshmëve nga bota e F1 në Monaku, dhe pjesë e festivalit “Goodwood Festival of Speed” që njihet si festivali me i madh dedikuar makinave. Tek ky i fundit bëri të ditur se modeli i veçantë i makinës, 911 GT3 RS, dizajnuar nga vet artistja si pjesë e bashkëpunimit të saj të vazhdueshëm me Porsche do të dal në ankand.

Fituesje e tri çmimeve Grammy, njoftoi se “RM Sotheby’s” tashmë e ka vënë në ankand veturën dhe të ardhurat nga shitja e saj do të shkojnë për fondacionin “Sunny Hill” – themeluar nga këngëtarja për të mbështetur zhvillimin e artit dhe kulturës në Kosovë.
Fondacioni deri më tani ka mbështetur shumë iniciativa kulturore në Kosovë, si dhe u ka ndihmuar të rinjve të marrin shkollim të veçantë jashtë vendit në fushën e muzikës e po ashtu së fundi ka dhuruar 30 bursa për vajzat e reja në Kosovë që të kenë qasje për të studiuar në fushat STEM.

“Jam shumë e lumtur që jam sot këtu, veçanërisht në emër të fondacionit ‘Sunny Hill’ me të cilin krenohem jashtëzakonisht shumë për gjithë punën që kemi bërë për të rinjtë në Kosovë. Sot po ashtu jam e lumtur pasi që do vëmë në ankand Porsche GT3 RS, që unë kam qen pasur fatin dhe mundësinë për ta vozitur në dy vende shumë të vecanta”, ka thënë Lipa.
Vetura me ngjyrë jeshile të veçantë dhe hijezime të së zezës, portokalltës dhe të kuqes, është një Porsche 911 GT3 RS ndryshe nga çdo tjetër. Dua Lipa, ka marrë pjesë vet edhe në procesin e dizajnimit të jashtëm të kësaj veture sportive unike.

Modeli 911 GT3 RS është një model tejet unik, i cili shumë vështirë mund të blihet, pasi pritjet për të blerë një të tillë janë më të gjata se dy vite. Vetura që po ofrohet në ankand ka një konfigurim po ashtu të vecantë, me shumë pajisje shtesë. Disa nga to është pako ‘Weissach’, e emërtuar sipas pistës së testimeve dhe zhvillimit të Porsche. Kjo veturë gjithashtu ka edhe pajisje shtesë të cilat ndihmojnë në reduktimin e peshës, si fellnet nga magneziumi dhe shumë pjesë tjera nga fibri i karbonit. Të gjitha këto kontribuojnë që vetura të ketë 22kg më pak krahasuar nga GT3 RS të tjerë. Pikat tjera teknike shtesë përfshijnë edhe frenat nga qeramika kompozite, si dhe një sistem ngritës për boshtin e përparmë.
Më shumë informata për veturën dhe ankandin mund të gjeni këtu:
https://rmsothebys.com/
Vetura u prezantua zyrtarisht për herë të parë nga vet këngëtarja gjatë garave të Formulës 1, “Grand Prix” në Monako. U shfaq më pas në Goodwood, ku u bë i ditur lajmi për daljen në ankand, përpara se të zhvendoset për ekspozim në galerinë e “Sotheby’s” në Paris, ku do të jetë në ankand online në rmsothebys.com deri më 31 korrik.



T� tjera
-
Banka “Raiffeisen” konfirmojnë rastin me Përparim Ramën: Kemi hetuar e marrë veprime, kemi njoftuar edhe autoritetet
Banka “Raiffeisen” në një përgjigje për Gazetën Infokus kanë folur lidhur me ...
-
Reçica: 5 nëntori 2020 dhe 16 shtatori i këtij viti, ditët më të zeza në historinë e Kosovës
Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka deklaruar se 5 nënt...
-
S’u përfshi në dokumente një pjesë e mallit – Dogana zbulon mallra me vlerë rreth 27 mijë euro
Dogana e Kosovës, ka njoftuar për zbulimin e mallrave të padeklaruar në Han t...
-
Inspektorati ndalon punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në tri objekte n...
-
Uniformat e dëmtuara të policisë në karriget e ministrave, Haxhiu: 5 vjet po presin për pajisje të reja
Deputetja Teuta Haxhiu ka ndërmarrë një aksion simbolik në Kuvend, duke vendo...
-
Liria ka Emër letër Parlamentit Evropian, ia parashtron disa kërkesa: Mos qëndroni vëzhgues, ushtroni kompetencat tuaja
Platforma Liria ka Emër, i është drejtuar Parlamentit Evropian, me kërkesë pë...
-
Pas mungesës së kapelave, Policia anulon tenderin për karriget e ceremonisë së diplomimit të kadetëve
Policia e Kosovës ka anuluar aktivitetin e prokurimit për marrjen me qira të ...
-
Luksi i pushtetit të Kurtit: Për 9 muaj, mbi 32 milionë euro shpenzime për derivate, telefona e udhëtime
Sa ishte në opozitë, Albin Kurti premtonte ulje të shpenzimeve të luksit, për...
-
Ministri zviceran: Vendimi i Gjykatës Speciale nuk është politik, s’mund ta komentoj
Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës, Ignazio Cassis, dhe homologu i tij ko...
-
Strategjia shtetërore për Hagën, Konjufca: Pasnesër mbledhje disaorëshe, synojmë ta fitojmë rastin
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka dhënë detaje për punën e gru...
-
Haxhiu vendos fotografi të uniformave të Policisë në ulëset e ministrave: Pesë vjet po presin për pajisje të reja
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka ngritur shqetësimin për mungesën e uni...
-
Marta Kos pret përfaqësuesit e Listës së Studentëve, kërkon shkëputjen e Serbisë nga praktikat e vjetra
Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, u takua në Bruksel me përfaqës...



































