Fokus

Oferta e Duda Baljes si profesoreshë? – Flasin nga LVV-ja “E diskutuam dhe…”

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 23 May 2025

Gjatë ditës së sotme, deputetja Duda Balje ka deklaruar se i ishte bërë një ofertë indirekte për të votuar Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit, në këmbim të një përkrahjeje për një aplikim pune në Maqedoninë e Veriut, shkruan Gazeta Infokus.

Por në një intervistë ekskluzive në “Podcast me Shkëlzen Dakaj”, deputeti i LVV-së, Dimal Basha ka hedhur poshtë pretendimet e deputetes duke thënë se nuk qëndron aspak kjo deklaratë.

“Nuk qëndron, e diskutuam edhe brenda në Kuvend, nuk ka njeri të gjallë që zyrtarisht e ka thirrë e i ka thënë. Ajo zoja nuk e di çka ka fol, e na nuk mundemi me ditë çka mendon ajo në mendjen e vet”, është shprehur Basha për Infokusin.

-Advertisement-

Kjo deklaratë e deputetit erdhi pas komenteve të Baljes, e cila kishte përmendur një kontakt të mëhershëm që kishte të bënte me një pozicion të mundshëm akademik në Maqedoni të Veriut.

Ajo u shpreh se oferta i ishte bërë vetëm nëse do të mbështeste kandidaturën e Haxhiut për kryekuvendare – gjë që ajo refuzoi kategorikisht.

Ndryshe, Balje konfirmoi sot se qëndrimi i saj mbetet i pandryshuar edhe në seancën aktuale, duke mos e përkrahur propozimin e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit./Gazeta Infokus/

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy