Lajme

Krasniqi: U miratua rekomandimi i PDK-së, dorëheqja e kryeministrit dhe ministrave evidentohet në procesverbal

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 19 April 2025

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar se është miratuar kërkesa dhe rekomandimi i deputetit Përparim Gruda, që dorëheqjet e kryeministrit dhe ministrave të regjistrohen në mënyrë të saktë dhe individuale në procesverbal, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Krasniqit, kjo do të mundësojë zhbllokimin e situatës aktuale institucionale dhe ecjen përpara me procedurat.

“Na është krijuar mundësia që të votojmë raportin dhe të bëjmë betimin. Dorëheqja është evidentuar saktësisht dhe individualisht në procesverbal,” deklaroi ai.

-Advertisement-

Kjo zhvillim vjen pas një periudhe tensioni politik dhe bllokimi të seancave konstituive në Kuvendin e Kosovës.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy