Ekonomi

Rritja e tarifave të energjisë, INDEP thotë se raportet e publikuara nga ZRrE-ja kanë mungesë të theksuar transparence

Autori: Gazeta inFokus 22:38 | 28 March 2025

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka dërguar sot në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRrE) komente dhe rekomandime të detajuara lidhur me përshtatjet vjetore të të hyrave maksimale të lejuara  për ndërmarrjet e energjisë elektrike në tregun e rregulluar në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Ky reagim i INDEP ka ardhur pasi (ZRrE) ka publikuar raportet konsultative që lidhen me të hyrat maksimale të lejuara për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT), Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS), dhe Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU).

Në këtë raport nxjerret si përfundim rritja mesatare e tarifave për konsumatorët me rreth 15%.

-Advertisement-

E nga INDEP përmes një postimi në “Facebook”, kanë thënë se pas analizimit të këtyre tri raporteve kanë identifikuar mungesë të theksuar të transparencës.

Nga INDEP poashtu kanë theksuar se rregullisht marrin pjesë në konsultimet publike të ZRrE-së tashmë për pothuajse 10 vite, duke synuar transparencë më të madhe, mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe sigurimin e një procesi vendimmarrës të drejtë dhe efektiv në sektorin energjetik.

“Në kuadër të procesit të konsultimit publik të hapur nga ZRrE, INDEP ka analizuar tri raportet konsultative të publikuara nga ky institucion, duke identifikuar mungesë të theksuar transparence, paqartësi metodologjike, dhe gjetje serioze lidhur me ndikimin e mundshëm financiar tek konsumatorët. Në veçanti, INDEP ka shprehur shqetësim lidhur me faktin se ZRrE nuk ka publikuar asnjë propozim konkret mbi strukturën tarifore apo shpërndarjen e paralajmëruar të shtrenjtimit prej rreth 15% në tarifa energjetike. Mungesa e një propozimi të tillë e bën pothuajse të pamundur pjesëmarrjen e informuar të qytetarëve, konsumatorëve dhe shoqërisë civile në këtë proces konsultativ, gjë që bie ndesh me obligimet ligjore që ZRrE ka për transparencë dhe pjesëmarrje aktive publike”, thuhet në postimin e INDEP.

Gjithashtu, INDEP ka kërkuar qartësim të plotë mbi ndikimin që procesi i liberalizimit të tregut të energjisë ku do të ketë në tarifat e konsumatorëve pasi kjo çështje mbetet e paqartë dhe e trajtuar vetëm në mënyrë sipërfaqësore nga ZRrE.

“Përveç kësaj, kemi vënë në dukje edhe probleme serioze në mënyrën se si janë përcaktuar kostot operative, normat e interesit të aplikuara, premiumet mbi çmimet e importit, kostot e shërbimeve ndihmëse, si dhe kostot shtesë në veri të Kosovës. Në veçanti, INDEP kërkon nga ZRrE sqarime shtesë për metodologjitë dhe kriteret e përdorura, si dhe zbatimin e mekanizmave korrigjues që do të mbronin konsumatorët nga kostot e panevojshme dhe potencialisht të pajustifikuara”, thuhet tutje në postimin e INDEP.

Po ashtu nga INDEP kanë këtkuar nga ZRrE që rekomandimet e dhnë të merren parasysh në mënyrë profesinale në propozimet e ardhshme të tarifave.

“Duke shmangur zhurmën dhe politizimin, INDEP kërkon nga ZRrE që rekomandimet e dhëna të merren parasysh dhe të reflektohen në mënyrë profesionale në propozimet e ardhshme të tarifave. Megjithatë, janë politikat e Qeverisë ato që duhet në mënyrë dinamike, të shpejtë dhe efektive të trajtojnë çështjet sociale të çmimeve, ndërkohë që tranzicioni energjetik me bazë të shtuar të prodhimit të gjelbër dhe konkurrenca reale në treg janë e vetmja rrugë që garanton çmimet më të mira për konsumatorët, mirëqenie dhe transformim të sektorit energjetik – për të cilat edhe kjo situate na tregoi sa dëshpërimisht na duhen”, kanë shtuar INDEP.

Më poshtë gjeni postimin  e tyre të plotë:

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy