Ekonomi

Mbahet ankandi i letrave me vlerë në shumën prej 20 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 30 January 2025

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se, më 06 shkurt 2025 do të mbahet ankandi i parë për vitin 2025.

Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 3-vjeçar në shumën prej 20 milionë eurosh. Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy