Ç’ka pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025?
Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 13 December 2024
Shkruan: Agron Hoti
Në vend që Kosova nga viti 2019 e deri me sot të ishte në anën e SHBA-së, ajo bëri tërësisht të kundërtën, për 5 vite rresht refuzoi dhe talli politikën amerikane (Presidentët, Ambasadorët dhe Ndërmjetësuesit e SHBA-së), refuzoi dhe talli energjinë amerikane (Counter Global dhe gazin), refuzoi dhe talli ekonominë amerikane (Marrëveshjen e shtatorit 2020 në Shtëpi të Bardhë).
Mjerisht, nga viti 2019 e deri me sot Kosova dogji dy karta të SHBA-së në përpjekjet e kësaj të fundit për ta zgjidhur çështjen e Kosovës:
1) Kosova dogji Trumpin 1 që deshi t’i japë shtysë zhvillimore Kosovës dhe rajonit pas dështimit të procesit të integrimit evropian. Trump 1 kishte njohjen reciproke me Kosovës dhe Serbisë në krye të rend-ditës së SHBA-së. Kosova e refuzoi keq Trumpin 1 dhe më pas çështja degradoi aq shumë saqë njohja reciproke u zhduk nga tavolina,
2) Kosova dogji Bidenin që deshi ta zgjidhte çështjen e Kosovës me Serbi, kjo në kohën kur Serbia ishte goditur ndërkombëtarisht nga mos-sanksionimi i agresionit rus në Ukrainë. Mjerisht njohja reciproke nuk është më në tavolinë dhe Kosova ka rrëshqitur nga një çështje politike që ishte deri dje, në rrezik sigurie rajonale sot, diçka që do të ishte e paparamendueshme para vitit 2019. Në vend që në Këshill të Sigurimit të OKB-së të kritikohej veç Serbia sikurse deri dje për pengesat në veri, tash po kritikohet edhe Kosova për rrezikim të sigurisë rajonale dhe evropiane. Edhe këtë e kishim mangu.
Dhe ja ku jemi sot, raportet e Kosovës me SHBA dhe BE janë në nivelet më të ulëta në këto 25 vite çlirim, shto këtu edhe sanksionet perëndimore që e kanë rënduar gjendjen ekonomike duke e nxitur kështu shpopullimin e Kosovës në përmasa të frikshme.
Mjerisht, tashmë janë plotësuar të gjitha kushtet për themelimin e Zajednicës së rritur në Samuopravnicë (Autonomi për serbët e veriut) ngase sipas SHBA-së dhe BE-së serbët në veri tashmë kanë ngelur pa asnjë përfaqësim politik dhe administrativ në një Kosovë që sipas kushtetutës ishte, është dhe duhet të jetë multietnike si kompromisi i madh ndërkombëtar për shtetin e Kosovës, pavarësisht se a na pëlqen neve kjo apo ajo. Çuditërisht partitë tona politike s’po flasin fare për kërkesën sa direkte aq edhe të qartë të SHBA-së e BE-së për ta themeluar sa më shpejtë Samoupravnicën.
Pushtetet e kaluara i thanë “po” me letra Zajednicës, por nuk bënë atë në praktikë. Sa më shumë që shtyhej kjo punë Zajednica vetëm rritej e trashej si problem, derisa në kohën e pushtetit aktual u bë Samoupravnicë (Autonomi për serbët e veriut), e të cilës edhe pushteti aktual i tha “po” me letra por ende nuk e bëri në praktikë.
Siç duket partitë tona që po ngarendin pas listave për deputetë/e kanë harruar ose shtiren ashtu që sapo të formohet qeveria e re, kërkesa e parë që do t’i presë në tavolinë do të jetë padyshim themelimi i Samoupravnicës. Një kërkesë e tillë është edhe sot në tavolinë siç ishte edhe dje.
Janë dy arsye pse heshtin partitë politike: 1) S’duan që gjatë fushatës ta marrin fare në gojë Samoupravnicën, sepse ajo u humb vota, dhe 2) Vetë heshtja e tyre e dëshmon që ajo parti e cila do t’i fitojë zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 do ta themelojë sa çil e mshil (hap e mbyll) sytë Samoupravnicën për të qëndruar sa më gjatë në pushtet. Pra, vetë heshtja e tyre, tregon se janë në garë për ta bërë atë.
Ndërsa, nëse Kosova vazhdon që edhe pas zgjedhjeve të bëjë vrangjele (pengesa) për mos-themelim të Samoupravnicës, atëherë çështja do të ngelet e paszgjidhur, status-quoja do të vazhdojë që është interes jetik i Serbisë dhe Rusisë që problemi i Kosovës mos të zgjidhet kurrë, sepse duke vazhduar kështu humbëse në secilin variant do të jetë Kosova.
E nëse Kosova nuk ka interes ta zgjidhë problemin me Serbi, Serbia s’ka fare interes, bile Serbia mos-zgjidhjen e problemit me Kosovë e ka top prioritet, atëherë edhe SHBA do të jetë e përqendruar kah Ukraina, më pak në Kaukaz e drejt Lindjes së Mesme duke shkuar me shpejtësi kah Azia Lindore për ta frenuar Kinën në Indo-pacifik. Nëse ndodh ky skenar, atëherë nuk do të na thotë më kush “puna e mbarë”…
Të tjera
-
Ganimete Musliu publikon një fotografi, thotë se kjo është darka për ushtarët e FSK-së në Istog
Deputetja Ganimete Musliu e ka publikuar një fotografi në profilin e saj në F...
-
Bedri Hamza: Kosova mund të bëjë më shumë për heronjtë e përditshëm të saj
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video duke f...
-
Maqedonci pas nënshkrimit me prodhuesin turk: Edhe një hap në rrugën që ta bëjmë Kosovën me industri të mbrojtjes
Kosova ka nënshkruar sot kontratën me prodhuesin turk “Makine ve Kimya Endüst...
-
Pyetjet për Prokurorinë: Kurti iu shmanget gazetarëve: Po shkoj në një koncert
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka refuzuar sërish të iu përgjigjet pyetj...
-
Disa nxënës të plagọsur nga të shtënat në një shkollë në SHBA
Disa persona janë plagosur gjatë një ngjarjeje me të shtëna në shkollën ”Abun...
-
Haradinaj: Do ta trefishojmë buxhetin për bujqësi, stadiumin dhe çerdhe publike në Drenas
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konser...
-
“Me sy të mi e pashë”, Avokati Berisha thotë se Kurti e ka kryer intervistën në Prokurori Speciale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pasur që të intervistohej sot në mëng...
-
Kontrata për prodhimin e municionit, Haradinaj: Gabim të lihen anash kompanitë amerikane me letra mbi tavolinë
Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj, e ka falenderuar Turqinë për p...
-
“Ka shumë raste të tilla që gratë në Kosovë nuk shkojnë as deri në shitore, nuk është befasuese”, Teutë Rrusta akuzon edhe qeverinë
Këtë javë në episodën e radhës, të emisionit “Gratë në Fokus” ishte e ftuar a...
-
Hamza takon SBASHK-un: I mbështes kërkesat e Sindikatës së Arsimit
Hamza takon SBASHK-un: I mbështes kërkesat e Sindikatës së Arsimit, sepse ësh...
-
Kryeziu: Kurti e ka obligim ligjor të paraqitet në Prokurorinë Speciale
Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se kryeministri A...
-
Çitaku: Shqetësuese indiferenca e institucioneve të Kosovës karshi procesit në Hagë
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se e shqetëson fakti se instituc...