Lajme

 “E ardhmja është në Bashkimin Evropian” – Presidenti i ri KE-së takon liderët e Ballkanit Perëndimor

Autori: Gazeta inFokus 23:06 | 03 December 2024

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian”, kështu ka thënë Antonio Costa, presidenti i ri i Këshillit Evropian.

Ai ka pritur në një darkë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

Nga aty, Costa dha mesazhin ambicioz të cilin e përcolli edhe me një fotografi të përbashkët.

-Advertisement-

Në të njëjtën fotografi gjendet Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq – vetëm pesë ditë pas sulmit terrorist në Ibër-Lepenc për të cilin Kurti ka thënë se është kryer nga profesionistë të dirigjuar nga Serbia.

Ky sulm nuk është përmendur nga Antonio Costa në njoftimin e tij, përpos mesazhit për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Le të punojmë për ta realizuar. Ky është mesazhi që kam dhënë, së bashku me Kaja Kallas dhe Kos Marta në darkën e sotme me liderët e #Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai në “X”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera