FFK-ja reagon pas vendimit të UEFA-s për t’ia dhënë fitoren Rumanisë
Autori: Gazeta inFokus
17:14 | 20 November 2024
Ish-ushtruesi i detyrës së sekretarit të Përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, ka paralajmëruar padi në CAS pas vendimit të UEFA-s për t’ia dhënë fitoren Kombëtares së Rumanisë.
Hodaj shpreson se vendimi i UEFA-s do të ndryshohet nga CAS-i, pasi që sipas tij kanë paraqitur prova të mjaftueshme që UEFA të vendos ndryshe.
Në pikët tjera, avokati Hodaj është shprehur i lumtur me vendimin e UEFA-s duke shtuar se do të bëjnë çmos që racizmi të ndalet në ndeshjet ku luan Kosova.
Reagimi i plotë:
Federata e Futbollit e Rumanisë dënohet për thirrje raciste, ksenefobe, diskrimunese, mesazhe politike dhe sjellje të tjera të papranueshme. UEFA ka marrë një vendim duke dënuar Federatën Rumune të Futbollit me një gjobë qindra mijra eurosh dhe një ndeshje pa tifozë, për shkak të sjelljeve, raciste, ksenofobe, politike, diskriminuese dhe të papranueshme të tifozëve, ekipit dhe zyrtarëve të të saj gjatë ndeshjes kundër Kosovës.
Ky vendim poashtu ka vendosur që rezultati i ndeshjes të jetë 3:0 në favor të Rumanisë. Kjo pjesë e vendimit së bashku me disa shkelje tjera të Rumanisë që ende nuk janë marrë parasysh konsideroj që mund të ndryshojnë në CAS, Lozanë në favor të Kosovës sepse kemi një numër të madh të shkeljeve dhe dënimet tashmë të vërtetuara ndaj Federatës Rumune që duhet të konstatojnë ndërprerjen e ndeshjes e jo veprimi i futbollistëve të Kosovës. Ka qenë shumë sfiduese situate pas ndëprerjes së lojës, por fakti që lojtarët tanë patën të drejtë në veprimet e tyre dhe thirrjet “Kosova është Serbi” dhe “Serbia Serbia” u dënuan nga UEFA, e në anën tjetër bërja e shqiponjës me duar nuk u dënua, më bëjnë të ndihem mirë për këtë pjesë sepse shumica e pikave të ankesës të përgatitur nga ekipi ligjor I FFK-së është miratuar. Ankesa je FFK-së, e cila përfshinte prova të qarta dhe argumente të pakundërshtueshme, ka luajtur një rol kyç në vënien para përgjegjësisë të palës rumune për gjuhën raciste, të urrejtjes dhe sjelljet diskriminuese. Në të ardhmen duhet të vazhdojmë aktivisht të ankohemi dhe kërkojme që UEFA të mos lejoj racizimin në fushat e futbollit në asnjë rrethanë. Ky vendim është vetëm një betejë për futbollin kosovar, por edhe një shembull që drejtësia mund të arrihet përmes përkushtimit të futbollistëve, angazhimit dhe përgatitjes profesionale të ekipit ligjor. Unë si avokat dhe zyra ime ligjore Hodaj & Partners, Law Firm, jemi të lumtur që me përkushtim dhe ekspertizë ligjore arritëm të dëshmojmë se e drejta dhe dinjiteti i Kosovës dhe sportistëve kosovarë do të mbrohen në çdo instancë ndërkombëtare. Këto dënime ndaj Rumanisë përforcojnë rëndësinë e luftës kundër diskriminimit dhe racizmit në futboll dhe kudo tjetër. Për pjesën tjetër të vendimit rreth rezultatit do të bëjmë të pamundurën që edhe rezultati i ndeshjes të ndryshoj dhe të ashpërosohen dënimet ndaj Federatës Rumune dhe kujdo tjetër që tenton me bë një gjë të till në raport Kosovën dhe futbollistët e saj.

T� tjera
-
Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve ...
-
Zgjerimi i tregut ndërkombëtar, Comodita nis dyshekë drejt Qipros (VIDEO)
Comodita Home po vazhdon të zgjerojë prezencën e saj në tregjet ndërkombëtare...
-
118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë së diplomi...
-
Haxhiu pret Hargreaves, flasin për ‘‘prioritetet legjislative’’ të Kuvendit dhe projektligjet që ndërlidhen me Planin e Rritjes
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në ...
-
Një minutë heshtje në nderim të zyrtarëve policorë të rënë në detyrë
Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së ...
-
Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës
Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zy...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, interpelancë me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën me ç’rast ka propozuar ...
-
Kurti për mungesën e uniformave në Polici: Buxheti është rritur, kurrë nuk ka pasur më shumë kujdes shtetëror
Kryeministri, Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje konkrete lidhur me raportim...
-
Momente emocionuese: I biri i heroit Afrim Bunjaku, nga sot polic i Kosovës
Një moment emocionues ka shënuar ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-...
-
Pakënaqësi me pagat, punëtorët e KEK-ut thërrasin protestë
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) pritet të dalin në protes...
-
Prokuroria nis hetimet ndaj punonjësit të Raiffeisen Bank për publikimin e transaksioneve bankare të Përparim Ramës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar se tashmë ka nisur edhe proce...
-
Aktakuzë për fajde në Prizren: I dyshuari përfitoi mbi 400 mijë euro kamata, kërkoi prona me vlerë 1 milion euro
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur ...


































