Fun & Video

Peshkaqeni “shekullor” i Groenlandës/ Mund të jetojnë mbi 400 vjet. Shkencëtarët realizojnë hartën gjenetike

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 17 October 2024

Së fundmi shkencëtarët kanë realizuar hartën e plotë gjenetike, të jetëgjatësisë së peshkaqenit të Groenlandës.

Ky lloj peshkaqeni konsiderohet si kafsha me jetëgjatë në Tokë. Mund të kalojë gjatësinë prej 7 m, peshon një ton, jeton në thellësitë e ujërave të akullta të Arktikut dhe Atlantikut, dhe mbi të gjitha arrin të jetojë mbi 400 vjet.

Sekreti i jetëgjatësisë së tij ka nxitur kureshtjen e shkencës për të kuptuar arsyet që fshihen pas kësaj aftësie, pasi mund të ndihmoje të kuptojmë pse dhe si plakemi, dhe nëse është e mundur si të ngadalësojmë këtë proces.

-Advertisement-

Një grup ndërkombëtar shkencëtarësh ka analizuar gjenomën e tij, e përbërë nga 6.5 mld çifte bazë genesh, ndërkohe që gjenoma humane përbëhet nga 3 mld.

Në rastin e peshkaqenit shumica e këtyre çifteve genesh janë përsëritëse, pra janë pjesë ADN identike me njëra-tjetrën, dhe në gjendje për t’u autoreplikuar, e përbëjnë 70% të gjithe gjenomës së tij.

Gjithashtu një tjetër element interesant është një mutacion tek protesina p53, që njihet ndryshe si Guardiania e Gjenome, që si detyrë ka shkatërrimin e tumoreve, dhe që tek peshkaqenët e Groenlandës është mjaft aktive.

Këtu do të përqendrohen edhe studime të mëtejshme të shkencëtarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera