Lajme

Aleksandar Arsenjieviq lirohet nga paraburgimi

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 10 October 2024

Aleksandar Arsenjieviq, është liruar nga paraburgimi.

Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin veriut Veton Elshani.

Ai u arrestua dje nga policia pasi i fishkëlleu disa herë Kryetarit të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq.

-Advertisement-

Gjykata kishte urdhëruar mbajtjen e tij në paraburgim për 48 orë si i dyshuar për veprën penale “ngacmim”.

Politikani serb ka dalë sot para gjykatës, ku është vendosur për lirimin e tij nga paraburgimi.

Për arrestimin e tij, është mbajtur sot edhe një protestë në veri të vendit.

Gjykata ia ka ndaluar Aleksandar Arsenjieviqit, t’i afrohet më shumë se 40 metra Visar Sylës, shefit të stafit të kryetarit të komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, për një muaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera