Lajme

Alban Hyseni akuzohet për punësime të paligjshme

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 29 September 2024

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka ngritur shqetësime në lidhje me procesin e buxhetimit, e për këtë Levizja Qytetare Vatra ka bërë një reagim.

Në reagimin e tyre thuhet se 92 qytetarë janë punësuar me kontratë në vepër, e që sipas tyre këto i kanë shkaktuar dëm buxhetit të komunës.

“Këto vendime kanë shkaktuar një gjakderdhje financiare të rëndë nga buxheti i komunës sonë. Duke analizuar listat e të punësuarve me kontratë në vepër vërejmë se aty ka aktivistë politikë si dhe individë që janë aty si pasojë e pazareve politike me parti të tjera si patericë, si dhe shumë individë që iu mungon shkollimi superiorë”, thuhet në reagimin e tyre.

-Advertisement-

Më tutje në reagimin e tyre thuhet se Hyseni ka vështirësi në menaxhimin e punësimeve.

“Kryetarin e kumunës e shohim goxha aktiv në kritikat e tij ndaj opozitës por votimin e propozimeve të tij buxhetore, por zorin e ka si ta mbajë këtë armatë të të punësuarve me kontratë mbi vepër”, thuhet në njoftim .

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera