Hykmete Bajrami i reagon Armend Mujës: Inflacioni gjatë qeverisë suaj i kushtoj ekonomisë këtij vendi 1.6 miliardë euro
Autori: Gazeta inFokus
11:45 | 12 September 2024
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar deputetit të VV-së, Armend Muja, që sot në Kuvend tha se rritja ekonomike është “arma e fortë” e Qeverisë që s’po diskutohet.
Bajrami tha se gati katër vite mandat VV-së i kanë shkuar duke manipuluar me shifra.
“Nuk e pata në mend të flas por më nxitën shifrat dhe manipulimi me shifra i deputetit Armend Muja. Tri vite e gjysmë, gati katër mandat iu kanë shku duke manipulu me shifra thu që qytetarët e vendit nuk e dinë se cka ka ndodh me ekonominë e këtij vendi. Të nderuar qytetarë të këtij vendi të gjithë ju e dini që në vitin 2021 inflacioni në Kosovë ka qenë 3.4 për qind, dhe 230 milionë euro kanë ardhur nga rritja e çmimeve”
Ajo tha se në vitin 2022 inflacioni ka qenë 11.6 për qind dhe 923 milionë euro prej 1.1 miliadrëve vijnë prej inflacionit.
Bajrami shtoi se gjatë kësaj qeverisje inflacioni i ka kushtuar 1.6 miliardë euro ekonomisë së Kosovës.
“Inflacioni gjatë qeverisjes suaj i ka kushtuar ekonomisë së këtij vendi 1.6 miliardë euro dhe sot ju thoni që ju i keni sjellë miliarda buxhetit të Kosovës. Po zotëri, po qysh i keni marrë këto miliarda? I ke marr prej xhepave të qytetarëve, prindërve fëmijëve të të cilëve deri sot ia ke dhënë 10 euro e tash në kohë të fushatës ia jep 20-30 euro. Por 10, 20 e 30 euro assesi nuk e mbulojnë normën e inflacionit. Çka me premtimit tuaj për qumësht më të lirë, bukë më të lirë, sheqer me të lirë. vaj më të lirë, çka ka ndodh me çmimet e këtyre produkteve? Këtyre produkteve i është dyfishuar çmimi e juve iu janë dyfishu tatimet për të mundësu rritjen e buxhetit. Të lutem shumë, mos fol për politika fiskale, për cilat politika fiskale po fol, cilën reformë fiskalë. A e din që ministri i Financave që është këtu, ende e ka drejtor të Administratës Tatimore drejtorin që ia ka caktu Bedri Hamza në qeverisjen PAN jashtë kritereve ligjore, përmes konkursit të manipuluar”, tha ajo.
Bajrami vazhdoi duke përmendur pagën minimale, tenderët njëburimorë e deficitin tregtar.
“A e din cka ka ndodhë me deficitin tregtar? Pesë miliardë. Kur e ke marrë qeverisjen 2.8 ka qenë deficiti, sot ti më fol se sa bizense janë hapë. Pengesa e bizneseve është mungesa e fuqisë punëtore, që kanë ikë në perëndim se ia ke hup shpresën e sot më fol që e ke rrit pagën minimale, cilën pagë e ke rrit? Kurrkush në institucione publikë se ka pasë pagën më të ultë se 350 euro, në institucione private iu kanë ik njerëzve punëtorët për shkak të qeverisjes suaj. A e din cka keni rrit, tenderët njëburimorë, 273 milionë euro janë tenderë për dosta”, tha Bajrami.

T� tjera
-
Haradinaj: Aleanca nuk i nënshtrohet regjimit të Kurtit
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se partia e tij nuk do...
-
Gusia për rastin e Arlindës: Urdhri mbrojtës duhej të përfshinte edhe kunatin
Kryeshefja e Agjencisë për Barazi Gjinore ka raportuar në Komisionin për të D...
-
Publikohet i plotë vendimi i Gjykatës për caktimin e paraburgimit ndaj Jeton Sylajt
Gjykata Themelore në Pejë të martën (27 tetor) ka caktuar masën e paraburgimi...
-
Këto janë vendimet e Qeverisë në mbledhjen e sotme
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën ka miratua...
-
Kurti feston për “arritje historike” në zgjedhjet në Serbi, shqiptarët morën rezultatin e dytë më të mirë ndonjëherë
Albin Kurti feston “arritjen historike” të shqiptarëve në Serbi në zgjedhjet ...
-
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në Fier
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Shqipëri ka vendosur transferimin e kr...
-
Ndalohet një i dyshuar në rastin “Laboratori ‘25”
Lidhur me operacionin policor të realizuar me datë 21 janar 2025, ku ishte ar...
-
Protesta para Ministrisë së Arsimit, arrestohen dy persona në Tiranë
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pas protestës së zhvilluar më...
-
Thellohet papërgjegjësia institucionale: Pak ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Neglizhenca institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt mund të jetë...
-
Ajrina Gashi denoncon poshtërimin sek*sual nga ish-kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it: Prokuroria e hodhi poshtë rastin
Ish-zyrtarja shtetërore, Ajrina Gashi-Hamdiu ka ndarë një ngjarje për publiku...
-
Rama përsërit ftesën për dialog, protesta studentore hyn në ditën e 16-të
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog me studentët dhe të rin...
-
Ministria e Fitore Pacollit gjobit Komunën e Prishtinës me 10 mijë euro për mbeturinat
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shqiptuar...






























