LDK në Deçan: S’ka asnjë veprim ndaj tre zyrtarëve të komunës të dënuar me burg
Autori: Gazeta inFokus 20:07 | 25 August 2024
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dega në Deçan ka dënuar ashpër pushtetin lokal duke e akuzuar për korrupsion.
Akuzat e partisë lidhen me, sipas tyre, mosndërmarrjen e veprimve në lidhje me tre zyrtarë komunalë të cilët janë dënuar me burgim, por vazhdojnë të jenë në detyrë.
Pushteti komunal i korruptuar, me vulën e Gjykatës! Lidhja Demokratike e Kosovës – dega në Deçan, shpreh indinjatën e thellë me pushtetin komunal në Deçan, me faktin se tash e tre javë nga shpallja e akgjykimit dënues për tre zyrtarë komunal, njëri prej tyre me 3 vite e 9 muaj burgim, ndërsa dy të tjerët me nga 3 vite burgim, si dhe dënimi plotësues i ndalimit të ushtrimit të funksionit publik në administratë publike apo shërbim publik në kohëzgjatje prej 3 vitesh, pra dy drejtorë në kabinetin e kryetarit Bashkim Ramosaj dhe nuk ka asnjë veprim, dorëheqje apo përgjegjësi morale e politike në lidhje me vendimin e gjykatës”.
“Një mentalitet i tillë i bashkëjetesës me korrupsionin, keqpërdorimin e pozitës e pushtetit edhe kur faktohet me vendim të institucioneve të shtetit, tregon faktin e hidhur se si funksionon pushteti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan. LDK – dega në Deçan i bën thirrje kryetarit Ramosaj të marrë përgjegjësinë, për veprimet e zyrtarëve politik të cilët i ka emëruar vet dhe që të gjitha veprimet i kanë ndërmarrë me urdhërat e tij”, thuhet në komunikatë.
Të tjera
-
E konfirmon Albulena Haxhiu: Ura u diskutua në Bruksel
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi sonte se në Bruksel është f...
-
“Papunësia 4% në Kosovë”, Besian Mustafa: Rreni bile për toke, macat ju hangshin
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj Vetëvendosjes q...
-
Ministrja Haxhiu: Nuk mundesh me një pagë 1400-1500 euro të krijosh pasuri gjithandej, brenda e jashtë Kosovës
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se `Projektligji për Byronë Shtet...
-
Albulena Haxhiu garanton për kolegët: Asnjë ministër nuk krijoi pasuri duke e mbajtur këtë pozitë
Duke folur për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuesh...
-
Lutfi Haziri i bindur: Lumir Abdixhiku nesër si kryeministër do ta kthej marrëdhënien speciale me SHBA
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se LDK-ja ka r...
-
Lutfi Haziri i ashpër me Kurtin: Republikën që nuk e ka pranu dikur, tash e ka izolu
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se marrëveshje...
-
Besnik Bislimi flet për takimin në Bruksel me zyrtarin e lartë të NATO-s
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, njofton se sot në Bruksel përveç t...
-
Dukagjin Gorani thotë se opozita do ta ofrojë alternativën e “stabilitetit politik”
Analisti Dukagjin Gorani ka deklaruar se është optimist se opozita do ta ofro...
-
Dardan Sejdiu: Industria e Serbisë është bërë e rëndësishme për tregun evropian
Opinionisti, Dardan Sejdiu sonte në emisionin “Rubikon” ka thënë se Serbia në...
-
Ky është parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas koh...
-
Tetë të vrạrë, mijëra të plagosur nga shpërthimi i pajisjeve pager në Liban
Së paku tetë njerëz janë vrarë dhe 2.750 të tjerë janë plagosur të martën si ...
-
Bajrami sqaron “rrenën” e pushtetit për miliardat në ekonomi
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...