Një bakter në gojën tonë mund të kurojë kancerin?
Autori: Gazeta inFokus 07:54 | 21 August 2024
Studiuesit në Guy’s dhe St Thomas’ dhe në King’s College London kanë bërë një zbulim të papritur: bakterin Fusobacterium, i cili zakonisht gjendet në gojë, mund të ketë potencialin për të ndihmuar në luftën kundër disa llojeve të kancerit. Sipas studimeve të reja, ky bakter ka treguar aftësinë për të luftuar disa tipe të kancerit të kokës dhe qafës, duke ofruar rezultate të përmirësuara për pacientët që e kanë këtë bakter brenda tumorit të tyre.
Dr. Miguel Reis Ferreira, autor kryesor i studimit dhe specialist për kanceret e kokës dhe qafës në Guy’s dhe St Thomas’, shpjegoi se bakteret e këtij lloji mund të ofrojnë një mbrojtje të papritur. Në kulturat laboratorike, Fusobacterium ka arritur të shkatërrojë qelizat kanceroze në një përqindje të konsiderueshme, duke ulur numrin e tyre me 70%-99% në disa raste.
Studiuesit kanë përdorur modele dhe kanë analizuar të dhënat e 155 pacientëve me kancer të kokës dhe qafës, dhe kanë zbuluar se ata që kishin Fusobacterium në tumorin e tyre kishin një probabilitet më të lartë për mbijetesë dhe një reduktim prej 65% të rrezikut të vdekjes krahasuar me ata që nuk e kishin këtë bakter.
Ky zbulim ka hapur mundësi të reja për trajtimin e kancerit të kokës dhe qafës, përfshirë kanceret e gojës, fytit, hundës dhe sinuseve. Ekspertët shpresojnë që ky studim të çojë në zhvillimin e trajtimeve më të avancuara për këto lloje të kancerit, pasi në 20 vitet e fundit nuk janë bërë përparime të mëdha në këtë fushë.
Dr. Anjali Chander, një studiuese e lartë në King’s College London, tha se rezultatet e studiuesve kanë qenë shumë befasuese dhe shpërthyese. Barbara Kasumu, drejtoresha ekzekutive e Guy’s Cancer Charity, shprehu krenarinë për mbështetje e këtij studimi revolucionar dhe shprehu shpresën që zbulimet do të ndihmojnë në përmirësimin e trajtimeve për pacientët me këto kancere./TAR
Të tjera
-
Kur do të mësohet emri i presidentit të ri amerikan?
Votuesit amerikanë do të vendosin të martën për presidentin e tyre të ri. ...
-
Vdiq një foshnje në QKUK, Policia i interviston disa persona
Një foshnje e porsalindur ka vdekur të hënën në Qendrën Klinike Universitare ...
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e një të dyshuari për ngacmim
Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi të dyshuar për “Ngac...
-
Inteligjenca amerikane akuzon Rusinë dhe Iranin: Organizuan fushata dezinformuese
Zyrtarët e inteligjencës amerikane dhe ata të sigurisë kanë akuzuar Rusinë dh...
-
Mbi 1 mijë e 900 gjoba trafiku shqiptohen gjatë 24 orëve të fundit
Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 937 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të ...
-
Ukraina pret me “ankth” rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA
Ndërsa Amerika shkon në zgjedhje, ushtria ukrainase, e cila është varur aq sh...
-
Dy femra rrạhen mes vete në Gjakovë
Janë arrestuar dy femra kosovare pasi që të njëjtat pas një mosmarrëveshje ja...
-
Sụlmohet me gurë treni që po lëvizte nga Prishtina në Pejë
Nga persona të panjohur është sulmuar me gurë treni që po lëvizte nga Prishti...
-
Vazhdon periudha për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha për ap...
-
Aksident i rëndë në Kçiq të Mitrovicës, raportohet se u thirrën tri ambulanca
Një aksident i rëndë ka ndodhur mënegjesin e sotëm në Kçiq të Mitrovicës. ...
-
Katër vjet nga arrestimi, Shala kthehet pas në kohë me Thaçin, Veselin e Krasniqin
Sot bëhen katër vjet që kur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hash...
-
“Nuk mund ta normalizoni dhunën ndaj grave”- hidhet tym i zi tek objekti i televizionit Klan Kosova
Në oborrin e objektit të televizionit Klan Kosova është hedhur tym i zi. P...