Lajme

Tetori rozë, IKShPK: Një muaj solidariteti kundër kancerit të gjirit

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 01 November 2024

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, përkrahur nga AQH dhe IHS, gjatë muajit tetor kanë organizuar aktivitete të ndryshme me qëllim të informimit dhe vetëdijesimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

“Në bashkëpunim me QRShP dhe QKMF, janë mbajtur afërsisht 70 ligjërata në institucione publike dhe private, në shkolla të mesme dhe nivelit të lartë, publike dhe private”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

“Ligjërata janë mbajtur edhe në disa komuna me komunitete pakicë si në Mitrovicë dhe në Gjakovë. Në Mitrovicë, QRShP në bashkëpunim me OJQ ”Mundësia”, kanë organizuar marshin në shesh të qytetit, ku janë bashkëngjitur personat me shkop të bardhë, personat me Down Syndrome dhe personat me aftësi të kufizuara nga shoqata Handikos”.

-Advertisement-

Sipas IKShPK-së, janë shpërndarë gjithashtu materiale edukative-shëndetësore në institucione shëndetësore, shkollore, në komunitet, duke përfshirë edhe komunitetet jo shumicë; mbi 18 mijë e 500 broshura në gjuhën shqipe dhe 1 mijë e  500 në gjuhën serbe me informata për kancerin e gjirit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera