Njihuni me arsyet përse keni gjithmonë ftohtë/ Sëmundjet që e shkaktojnë
Autori: Gazeta inFokus 07:59 | 05 November 2024
isa njerëz nuk e durojnë dot të ftohtin, dhe nuk ndihen mirë sa herë temperaturat ulen. Ata kanë duar apo këmbë të ftohta dhe në shumë raste edhe dridhje të trupit. Kur moti ndryshon shumë shpesh, trupit i duhet disa javë që të përshtatet me temperaturat, ujton agroweb.org. Por nëse keni më shumë ftohtë kjo tregon diçka për shëndetitn tuaj. Shkaqet e të paturit ftohtë gjithmonë:
Hipotiroidizmi
Simptomat më të zakonshme të hipotirodizmit janë lodhja, depresioni dhe ndjesia e të paturit ftohtë gjithë kohës. HIpotiroidizmi ndodh kur gjendra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Këto hormone janë të rëndësishme në rregullimin e metabolizmit dhe të temeraturës së trupit.Kur trupi nuk ka mjaftueshëm hormone të tiroides, proceset e tij ngadalësohen.
Sëmundja Reinaud
Kjo sëmundje lidhet me arteriet që gjenden tek duart dhe tek këmbët. Këto enë të qarkullimit të gjakut ngushtohen shumë dhe kështu qarkullojnë më pak gjak. Gjatë kësaj sëmundjeje, gishtërinjtë mund të marrin ngjyrë blu apo të bardhë. Kur gjaku fillon të qarkullojë normalisht personat mund të ndjejnë dhembje tek këto pjesë të trupit.
Anemia
Anemia ndodh kur një person ka më pak rruaza të kuqe që qarkullojnë në organizëm duke shpërndarë kështu oksigjen. Simptomat e kësaj sëmundjeje përfshijnë ndjesinë e të ftohtit që vjen pikërisht nga kjo mungesë e oksigjenit. Simptoma të tjera janë këmbë dhe duar të ftota, lodhje, plogështi, vështirësi në frymëmarrje dhe rrahje të çrregullta të zemrës. Disa nga llojet e anemisë që shkaktojnë edhe ndjesinë e të ftohtit janë:
Anemia nga mungesa e hekurit që është dhe më e përhapura ndër tyre. Kjo ndodh kur qelizat nuk arrijnë të përthithin mirë hekurin në gjak.
Anemia nga mungesa e vitaminave e cila vjen si rrjedhojë e një kequshqyerje. Nivele të ulta të B12 apo acidit folik mund të çojnë në shfaqjen e anemisë.
Anoreksia nervoze
Ose e njohur ndryshe si anoreksi është një çrregullim në mënyrën e të ushqyerit e cila karakterizohet nga imazhi që ka personi për trupin e tij por lidhet edhe me reagimin mendor dhe emocional ndaj shtimin në peshë. Personat që vuajnë nga anoreksia reduktojnë jashtëzakonisht shumë sasinë e ushqimit që konsumojnë dhe nxisin të vjellat. Anoreksia mund të shkaktojnë ndjesinë e të ftohurës si pasojë e nivelit të ulët të dhjamit në trup. Trajtimet të kësaj sëmundjeje zakonisht kërkojnë konsultimin e mjekëve.
Sëmundje të arterieve periferike
Kjo sëmundje ndodh kur disa pllaka formohen në arteriet që qarkullojnë gjakun në organizëm. Njihet gjërësisht si artereoskleroza. Grumbullimi i këtyre pllakatave nëpër arterie bën që enët e gjakut të ngushtohen, që do të thotë se gjaku nuk arrin të përçohet ashtu siç duhet. Zakonisht kjo reflektohet tek ekstremet e organizmit, pra tek gjymtyrët, duke krijuar ndjesinë e të ftohurit dhe të mpirjes të duarve apo këmbëve. Shpesh kjo sëmundje kërkon një trajtim intesiv që lidhet me ushqyerjen dhe aktivitetin fizik.
Përse femrat kanë më shumë ftohtë sesa meshkujt?
Studime ku AgroWeb.org bazohet tregon se femrat preferojnë temperaturën 25 gradë Celsius, ndërsa meshkujt ndihen shumë mirë në një ambient në 22 gradë. Kjo lidhet me faktin se femrat kanë një metabolizëm më të ngadaltë sesa meshkujt, kështu që nuk prodhojnë më pak energji sesa meshkujt.
Kur duhet të shqetësoheni?
Nëse këto simptoma zgjasin në kohë, dhe ju shfaqen komplikime duhet patjetër të lini një vizitë tek mjeku specialist. Analizat kryesore përfshijnë analizat e gjakut, pasi kështu kuptohet nëse ka një shkak të fshehtë mjeksor.
Të tjera
-
Lladrovci: Besimin tonë në drejtësi, nuk ka të drejtë askush ta shpërdorojë!
Me rastin e ngritjes së akuzës së re në Hagë, kundër Hashim Thaçit dhe të tje...
-
Devolli Corporation sërish me rekorde – punëdhënësi, eksportuesi dhe tatimpaguesi i vitit 2024 nga OEK
Devolli Corporation ka arritur sërish një sukses të jashtëzakonshëm duke u sh...
-
Osmani sot merr pjesë në rihapjen e Katedrales Notre Dame me ftesë të Macron
Presidentja Vjosa Osmani sot do t’iu bashkohet liderëve nga e gjithë bota për...
-
Ambasada amerikane: Departamenti i Shtetit po punon me Kosovën për të luftuar korrupsionin
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka bërë të ditur se...
-
Bislimi takon Carpenter: Kosova konstruktive, sulmi në Varagë të Zubin Potokut tregon se Serbia s’është e gatshme për normalizim
Zv.ministri Besnik Bislimi është takuar në Shtëpinë e Bardhë me drejtorin e l...
-
Trump mbështet publikisht të emëruarin për postin e Sekretarit të Mbrojtes, Pete Hegseth
Presidenti i zgjedhur Donald Trump mbështeti të premten publikisht të emëruar...
-
Policia e Kosovës jep detaje se si u arrestua ukrainasi që tentoi t’i korruptojë me 50 euro
Policia ka njoftuar se një shtetas ukrainas është arrestuar në pikën kufiare ...
-
Ganimete Musliu: Parlamenti urgjentisht të mblidhet për Specialen dhe t’u thotë STOP përndjekjeve politike
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se Kuve...
-
Sulmi në Ibër Lepenc, temë diskutimi mes Bislimit dhe zyrtares së lartë amerikane
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Departamentin Amerikan të Shtetit, zëv...
-
Supremja ia heq dënimin me burgim të përjetshëm Xhafer Bardhit, i cili u dënua për vrạsjen e një 15 vjeçari dhe babait të tij
Gjykata e Supreme ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës...
-
Organizohet pritje për kthimin e Sokol Bashotës nga Haga
Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së do të organizojnë pritje për ish-anëtarin ...
-
Zhduket një vajzë në Klinë dhe një tjetër në Prizren
Dy persona janë raportuar të zhdukur brenda ditës së djeshme. Në raportin...