Ten Hag: Man Utd nuk është gati për nisjen e Ligës Premier
Autori: Gazeta inFokus 08:32 | 16 August 2024
Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag ka thënë se ekipi i tij nuk është gati për nisjen e sezonit 2024/25 në Ligën Premier.
United do të nis sot (e premte) sezonin e ri me ndeshjen hapëse të Ligës Premier kundër Fulhamit dhe para kësaj ndeshje ka folur trajneri Ten Hag në konferencë për shtyp.
“Ekipi nuk është gati, por liga po fillon”, ka thënë fillimisht Ten Hag në konferencën e tij.
“Ka më shumë menaxherë që duhet të merren me këtë problem, ne patjetër e kemi këtë problem”.
“Por ne kemi disa rregulla, disa parime, por duhet të bëjmë një fillim, nuk mund të fshihemi, nuk mund të ikim prej tij, duhet të merremi me të”.
Duke theksuar rëndësinë e ligës – dhe presionin e vazhdueshëm për të arritur rezultate – trajneri i Manchester United shtoi disa fjalë tjera.
“Nuk është para-sezon ku në pesë deri në gjashtë javë punon në një ekip, është shumë e komplikuar”.
“Skuadra e turneut në SHBA dhe më pas shtuam lojtarët që luajtën në Euro 2024 dhe Copa America dhe tani nënshkrimet e reja dhe ne duhet të krijojmë një ekip prej tij…”.
“Megjithatë, ne kemi pak hapësirë, kemi disa parime dhe duhet të bëjmë një fillim”, përfundoi trajneri i Unitedit.Ndryshe, Djajtë e Kuq kanë shtuar katër lojtarë të rinj në skuadër, por do të mungojnë shërbimet e Luke Shaë dhe Rasmus Hojlund, të lënduar.
Ten Hag ka shumë për të luftuar në sezonin e ardhshëm, duke përfshirë vendosjen nëse e ardhmja e tij qëndron në Old Trafford apo jo.
Të tjera
-
Ky është personi që kërkohet për një vjedhje grabitqare, Policia kërkon ndihmë për kapjen e tij
Policia e ka publikuar fotografinë e një personi që dyshohet për vjedhje grab...
-
Kryeministri Kurti të enjten në Bruksel, të njëjtën ditë Von Der Leyen shton drekë për liderët e Ballkanit
Kryeministri Albin Kurti është një nga folësit në një ngjarje të organizuar n...
-
Bislimi: Petkoviq kushtëzoi agjendën e takimit trilateral me kërkesa të papranueshme për Kosovën
Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës në dialogun Kosovë, ka thënë se tak...
-
Pa takim trilateral në Bruksel, ZKM njofton çfarë folën Bislimi e Lajçak, përmendet edhe Ura e Ibrit
Zëvendëskryeministri Besnik Bislim, u takua në Bruksel me Përfaqësuesin Speci...
-
BPRG: Kosova meriton përfaqësim të plotë në CEFTA, heqja e ndalesës për mallrat serbe do të ulë edhe tensionet
Balkans Policy Research Group përmes një komunikate për media ka thënë se Kos...
-
Këshilltari i Bislimit thotë se s’ka pasë takim trepalësh në Bruksel
Kanë përfunduar takimet në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel pa një takim...
-
Vetëdorëzohet në Prokurorinë Speciale i akuzuari për drogë e armëmbajtje pa leje, lirohet pasi dha dorëzani 30 mijë euro
Është vetëdorëzuar në Prokurorinë Speciale i pandehuri mbi të cilin rëndojnë ...
-
Miratohet raporti mbikëqyrës i zbatimit të Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mb...
-
Trepça e pezullon edhe një punëtor nga puna, shkak mosrespektimi i rregullave të punës
Ndërmarrja Trepça Sh.A. sot më 17 shtator e ka larguar përkohësisht nga puna ...
-
Osmani sot pjesë e ceremonisë së shënimit të 25 vjetorit të NDI-së në Kosovë
Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 25 vje...
-
Nuk pati njoftim për takim me Kurtin në zyrë, ministrja gjermane thotë se ia bëri te qartë “qeverisë” kërkesat për CEFTA
Ministrja gjermane e Shtetit për Europën, Anna Luhrmann, ka qëndruar në Kosov...
-
Kryenegociatorët përfundojnë takimet me Lajçakun, a do të ketë takim trepalësh?
Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar takime të ndara me emis...