Shaqiri largohet nga Chicago Fire, pritet të kthehet në Evropë
Autori: Gazeta inFokus
21:07 | 14 August 2024
Klubi futbollistik Chicago Fire ka njoftuar sot se janë pajtuar me Xherdan Shaqirin që të shkëpusin kontratën e mesfushorit.
“Pas diskutimeve me Xherdanin, ne kemi rënë dakord reciprokisht që ndarja e rrugëve është në interesin më të mirë të të gjitha palëve”, tha drejtori sportiv i Chicago Fire FC, Georg Heitz. “Ne e falënderojmë atë për kontributin e tij në klub dhe i urojmë suksese në kapitullin e ardhshëm të karrierës së tij”.
Shaqiri, 32 vjeç, fillimisht iu bashkua klubit amerikan Chicago Fire më 9 shkurt 2022, nëpërmjet transferimit nga Olympique Lyonnais (Ligue 1, Francë). Reprezentuesi zviceran luajti në 75 ndeshje (63 starte) për klubin amerikan në të gjitha garat, duke shënuar 16 gola dhe duke regjistruar 20 asistime.
Shaqiri me këtë rast u shpreh se do të eksplorojë mundësi të reja në karrierë.
“Besoj se është momenti i duhur që unë të eksploroj mundësi të reja në karrierën time”, tha Shaqiri për ueb-faqen e klubit. “Dua të falënderoj klubin dhe tifozët për mbështetjen e tyre gjatë kohës sime në Chicago. I uroj Fire asgjë tjetër veç sukses në ecjen përpara”.
Me origjinë nga Zhegra dhe i rritur pranë Bazelit, 32-vjeçari Shaqiri nënshkroi me Fire më 2022 nga Lyoni, duke u bërë lojtari më i paguar në Major League Soccer.
Produkt i akademisë së Baselit, Shaqiri gjithashtu ka luajtur në Bayern Munich dhe Liverpool, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe titujt e ligës në të dyja.
Ndërkombëtarisht, Shaqiri i dha fund karrierës së tij me Zvicrën pas eliminimit të tyre nga Euro 2024 me penallti kundër Anglisë në çerekfinale.
Ai luajti 125 herë dhe luajti në katër Kupa Botërore dhe tre Kampionate Evropiane.
Media e njohur sportive, TSN, tha se Shaqiri pritet gjerësisht të kthehet në Evropë gjatë afatit kalimtar aktual.

T� tjera
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...
-
Shtiu me armë në ahengun familjar, por ia pa “sherrin” – policia ia konfiskon pistoletën me leje
Një aheng familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes ka përfunduar me konfiskimi...
-
Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting
Rasti i dyshuar i cenimit të konfidencialitetit bankar të kryetarit të Prisht...
-
Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sul*me të reja ndaj Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer s...
































