Deputetja e LDK-së: Në Klinikën Emergjente s’ka karrige për pacientët, pushteti propagandon me rastin “Dehari”
Autori: Gazeta inFokus
14:16 | 13 Gusht 2024
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka pretenduar se spitalet e Kosovës po përballen me mungesë të pajisjeve elementare, teksa sipas saj, pushteti i Albin Kurtit po vazhdon propagandën me rastin e Astrit Deharit dhe hapjen e urës së Ibrit.
Në një postim në rrjetin social Facebook, deputetja e LDK-së, e ka quajtur Kurtin demagog që degradoi gjithçka në Kosovë.
“Në Klinikën Emergjente nuk ka karrige për pacientë. Spitalet e Kosovës po përballen me mungesë të pajisjeve elementare, mungesë të barnave esenciale, madje ankesa e fundit e një familjari të pacientit më shkruan se, po mungojnë karriget në Klinikën Emergjente për bartjen e pacientëve, por pushteti i qeverisë Kurti 2 vazhdon me propagandën me rastin e supershfrytëzuar elektoralisht, rastin “Dehari”, si edhe me hapjen e urës së Ibrit”, ka shkruar deputetja.
Ajo ka shkruar se kjo qeveri e drejtuar nga kryedemagogu Albin Kurti, e degradoi shëndetësinë, ekonominë, arsimin, e çdo gjë tjetër; e futi Kosovën në sanksione, e izoloi në marrëdhëniet diplomatike me Perëndimin, dhe na mbyti me propagandë.
“O kryedemagog, pajisi spitalet me gjërat esenciale! Dorëzohu dhe ik në shtëpi, se nuk je për qeverisje! Nuk mbahet shteti me rima poetike e patetike!”, ka shkruar deputetja e LDK-së.

T� tjera
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...



































