Kurti për Zymerin: Hero i ligjshmërisë dhe sovranitetit të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 08:42 | 26 July 2024
Kryeministri, Albin Kurti ka përkujtuar policin Enver Zymeri, i cili 13 vjet më parë u vra në pjesën veriore të Kosovës gjatë një aksioni.
Kryeministri Kurti në Facebook ka shkruar se në përvjetorin e 13-të të rënies së tij, ajo për çka Enver Zymeri u vra, sovraniteti shtetëror dhe tërësia territoriale, sundimi i ligjit dhe rendi publik në veri të vendit, janë në një nivel krejt tjetër.
Postimi i kryeministrit:
Enver Zymeri është hero i ligjshmërisë demokratike dhe i sovranitetit republikan të Kosovës. Kjo sa vjen e bëhet më e qartë në çdo përvjetor të rënies së tij, teksa gjendja në terren në pjesën veriore të Kosovës, ka ndryshuar rrënjësisht që nga koha kur Enveri u vra, 13 vite më parë.
Enver Zymeri u plagos në kokë nga një plumb snajperi gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës në veri të vendit, i zhvilluar në mëngjesin e 25 korrikut të vitit 2011. I qëlluar duke shërbyer në krye të detyrës, polici Enver Zymeri vdiq pas 18 orësh, më 26 korrik, duke rënë dëshmor për vendin e tij, me uniformën policore, siç dikur e kishte mbajtur uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në përvjetorin e 13-të të rënies së tij, ajo për çka Enver Zymeri u vra, sovraniteti shtetëror dhe tërësia territoriale, sundimi i ligjit dhe rendi publik në veri të vendit, janë në një nivel krejt tjetër. Kjo falë këmbënguljes së institucioneve të Republikës së Kosovës në realizimin e të drejtës së saj dhe angazhimit të paepur e profesional të kolegëve të Enverit, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Rrjetet dikur të shtrira dhe të fuqishme të strukturave të paligjshme dhe kriminale në veri, të mbështetura nga Beogradi zyrtar, që për vite e kanë terrorizuar dhe mbajtur peng veriun e Kosovës, nuk e kanë më as shtrirjen dhe as forcën e dikurshme. Tani, policët e Kosovës e kontrollojnë veriun e vendit dhe shërbejnë për të gjithë qytetarët pa dallim sikur në çdo pjesë tjetër të Kosovës.
Ndërkohë që edhe vetë institucioni i Policisë së Kosovës, me uniformën e së cilës u vra heroi Enver Zymeri, është në një stad krejt tjetër të zhvillimit dhe në një nivel shumë më të lartë kapacitetesh profesionale, 13 vite pas rënies së Enverit. Besimi në Policinë e Kosovës i vetë qytetarëve në veri të vendit duke përfshirë edhe ata serbë, është rritur ndjeshëm në kohët e fundit, teksa prania, patrullimet dhe kujdesi i policëve tanë u ofron siguri, rregull dhe paqe të gjithë qytetarëve të asaj zone.
Ndërkohë, njësitet policore kanë vazhduar të forcohen e avancohen, të shtohen e freskohen me policë të ri, të përzgjedhur me kritere gjatë rekrutimit, të stërvitur dhe të edukuar sipas programeve dhe praktikave më moderne të policive të vendeve demokratike perëndimore.
Operacioni i Policisë së Kosovës në Banjskë më 24 shtator 2023, gjatë sulmit terrorist të një grupi paramilitar të mbështetur nga autoritetet shtetërore të Serbisë, me qëllim destabilizimin dhe shkëputjen e një pjese të territorit të Kosovës, është dëshmia më e mirë e nivelit të policëve të Kosovës dhe e faktit që angazhimi dhe rënia e Enver Zymerit nuk kanë shkuar kot.
Me policë trima si Enveri dhe si shokët e kolegët e tij, Kosova do t’i dalë zot gjithë territorit dhe qytetarëve të saj, duke e mbrojtur demokracinë dhe tërësinë e saj.
Lavdi heroit të Kosovës, policit Enver Zymeri mes nderimesh dhe mirënjohjesh për punën e përditshme të Policisë së Kosovës, për kushtetutshmëri e ligjshmëri, për drejtësi dhe barazi, për liri dhe paqe, për republikën e përbashkët dhe për Kosovën e dashur.
Të tjera
-
Ben-Meir: BE-ja është shumë e pakënaqur me Kurtin
Profesori dhe eksperti amerikan në shkenca politike, Alon Ben-Meir thotë se B...
-
Mbi 100 organizata të shoqërisë civile nga Ballkani i kërkojnë BE-së përfshirjen e Kosovës në iniciativën ECMI
Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN), anëtare e së c...
-
Gerxhaliu: Me investimet direkte nga BE, SHBA dhe Kina “Serbia e madhe ekonomike” po bëhet realitet!
Se nuk ka aleanca strategjike por vetëm alenca ...
-
Gara presidenciale amerikane, Trump premton ditën e çlirimit, Harris u shkruan shqiptarëve
Tashmë numërimi mbrapsh ka filluar… kanë mbetur vetëm 2 ditë përpara se Ameri...
-
Ministria e Drejtësisë: Për herë të parë secila komunë do të ketë së paku nga një noter
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se gjatë këtij mandati është trefishuar nu...
-
Arrestohet një person te pikëkalimi i Dheut të Bardhë, raportohet se ua ofroi zyrtarëve policorë 20 euro ryshfet
Arrestohet një person te pikëkalimi i Dheut të Bardhë, raportohet se ua ofroi...
-
54 aksidente për një ditë në Kosovë, shqiptohen rreth 1800 gjoba trafiku
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shqiptuar 1 mijë e 764 gjoba trafiku....
-
“Për mijëra qytetarë të pasivizuar”: Shqiptarët e Luginës protestojnë sot në Medvegjë
Shqiptarët e Luginës së Preshevës, pritet të protestojnë sot, në Medvegjë. ...
-
Aksident i rëndë në Fier, vdẹs një 21-vjeçar
Një aksident i rëndë ndodhi mesditën e së shtunës në, në aksin rrugor “Fier-V...
-
Kush kryeson në sondazhe, Trump apo Harris?
Kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris ka pasur një epërsi të vogë...
-
Rama takohet sot me shqiptarët që jetojnë në Selanik
Kryeministri shqiptar Edi Rama, do të takohet sot nga ora 11:00 me orën lokal...
-
Prishtinë: Arrestohet një person për dhunë në familje
Është arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se e ka sulmuar fizikis...