Kuzhina

Sarma e Sulltanit

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 19 July 2024

Receta për ëmbëlsirën e cila është shumë e shijshme!

Përbërësit:

▪ 1 l qumësht
▪ 1 filxhan miell
▪ 1,5 filxhan niseshte
▪ 2 filxhanë sheqer
▪ 2 lugë me kakao
▪ 1 sheqer vanilje
▪ 50 g margarinë
▪ 100 g kokos
▪ 100-150 ml ajkë të ëmbël apo 100 g krem të rrahur 

-Advertisement-

Përgatitja:

1. Të përzihen niseshtja, mielli, sheqeri, kakaoja, sheqeri vanilje dhe 250 – 300 ml qumësht. Pjesën tjetër lëreni të vlojë.

2. Kur qumështi të vlojë, të zihet tretësira dhe të përzihet.

3. Në një enë të madhe të derdhet kokosi dhe të shpërndahet në mënyrë të barabartë në tërë sipërfaqen e enës, shkundeni tepsinë. Mbi kokosin të hidhet “pudingu” i zier. Të hidhet uji në tërë tepsinë. Kur ta shtrini në mënyrë të barabartë, lëreni të ftohet, dhe pastaj futeni të qëndrojë 30 minuta në frigorifer.

4. Përzieni ajkën e ëmbël (të përzier me ujin mineral) dhe lyejeni sipër “pudingut”.

5. Prisni në copa kënddrejtë, dhe çdo copë mbështilleni. Secilës “sarma” edhe pak i hidhni kokos, i cili është nën të por mund t’i shtoni edhe pak kokos sipas dëshirës. Të ruhet në frigorifer derisa të servilet apo mund edhe të serviret menjëherë.

Ju bëftë mirë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera