Portieri 41-vjeçar rikthehet në Serie A
Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 18 July 2024
Pepe Reina rikthehet në Serie A. Portieri i njohur spanjoll, i cili në fundin e gushtit mbush 42 vjeç, do të jetë pjesë e Comos sezonin e ardhshëm.
Klubi që siguroi ngjitjen në elitën e futbollit italian pas 21 vitesh, ka prezantuar Reinan, i cili ka firmosur për një vit.
Como do të jetë klubi i katërt italian për ish-portierin e kombëtares spanjolle pas Napolit, Milanit dhe Lazios.
Ndërkohë që “gardiani” ka luajtur edhe me klube të mëdha si Barcelona, Liverpool dhe Bayern Munich.
Dy sezonet e fundit i kaloi në La Liga te Villareali. 36 herë e veshi Reina fanellën e kombëtares së Spanjës.
Me skuadrën La Roja fitoi Botërorin (2010) dhe dy herë Europianin. Në vitet 2008 dhe 2012.
Tashmë rikthehet në Itali për të ndihmuar Comon e mikut Fabregas me eksperiencën dhe përvojën e madhe që ka.
“Po bëhem pjesë e një projekti të bukur, një familjeje që vazhdon të rritet dhe çdo vit përpiqet të rrisë nivelin.
Kthehem në një kampionat që e njoh mirë dhe që e di që është shumë konkurrues.
Dua të jap kontributin tim në zhvillimin e këtij klubi“, u shpreh Pepe Reina në lidhje me klubin e rikthyer në Serie A pas 21 vitesh.
Nuk mungoi edhe komenti i Fabregas, trajneri i skuadrës italiane.
“Ne jemi të emocionuar që mund të mirëpresim Pepen në klub. Ai është një portier me përvojë të madhe ndërkombëtare dhe një mentalitet shumë të fortë.
Për këto arsye jam i sigurt se kontributi i tij do të ndihmojë ekipin të rritet dhe të përmirësohet“, u shpreh ish-mesfushori.
Të tjera
-
Brestovci paralajmëron rikthimin e gjendjes së mjerueshme me mbeturina në Kryeqytet, për këtë fajëson PDK-në
Drejtori i Shërbimeve Publike në Kryeqytet, Bekim Brestovci, ka akuzuar Parti...
-
Qeveria serbe urdhëron zbatimin e masave për Kosovën
Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron aktivitete dhe masa ...
-
Alicia Kearns: Britania të fokusohet urgjentisht në Ballkan, Vuçiqi po bën plane për aneksimin e veriut
Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka reaguar pas deklaratave të s...
-
Moska kërcënon me ạrmë bërthạmore nëse Ukrainës i lejohen sụlmet thellë brenda Rusisë
Zyrtarët rusë kanë thënë se nëse Perëndimi i lejon Kievit të përdorë armët pe...
-
I jepet lamtumira e fundit policit Ahmet Rrahmani
Sot iu dha lumturia e fundit policit Ahmet Rrahmanit, i cili vdiq në moshën 5...
-
Të shtëna me ạrmë zjạrri në Gjonaj të Prizrenit, arrestohet një person
Një person është arrestuar në fshatin Gjonaj të Prizrenit për të shtëna me ar...
-
“Historia rrezikon të përsëritet” – Sinani për paralajmërimin e kthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se shërbimi ushtarak i detyrue...
-
Analistët të zhgënjyer me qeverinë e Malit të Zi: S’arriti frenimin e ndikimit rus dhe përshpejtimin e integrimit në BE
Analistët shprehen të zhgënjyer me qeverinë e Malit të Zi. Ata vlerësojnë se ...
-
Aksident mes motoçikletës e veturës në Janjevë, motoristi në gjendje të rëndë
Një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture e një motoçiklete në Janjevë t...
-
Rrëshqitjet e dheut pas shiut bllokojnë përkohësisht disa rrugë në Shqipëri
Reshjet e dendura të shiut gjatë natës dhe orët e para të mëngjesit të së sht...
-
KFOR: Shmangia e veprimeve që sjellin tensione, çelësi i sigurisë së qëndrueshme
KFOR-i është duke i ndjekur nga afër zhvillimet aktuale në Kosovë. Në një ...
-
Petkoviq i reagon Rashiqit, e quan megafon të Kurtit
Kryenegoaciatori serb, Petar Petkoviq, i ka reaguar ministrit Nenad Rashiq pa...