Renditja e FIFA-s, Shqipëria mbetet sërish 66-ta. Argjentina mban kryesimin, Spanja kampione e Europës ngjitet me 5 vende
Autori: Gazeta inFokus
13:48 | 18 July 2024
Shqipëria e mbylli me një barazim e dy humbje aventurën në Euro2024, por rezultatet në Gjermani nuk kanë ndikuar në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.
Pas përditësimit të bërë së fundmi, Shqipëria renditet po në vendin e 66-të, në të njëjtën pozitë ku ndodhej dhe para Kampionatit Europian. Kuqezinjtë kanë humbur vetëm 3.91 pikë, e papërfillshme për të lëvizur në renditje. Në anën tjetër Kosova ka humbur një pozicion, duke u renditur tani në vendin e 106. Duhet përmendur se “Dardanët” nuk kanë qenë në aktivitet gjatë kësaj vere.
Sa i takon 10 vendeve të para ka pasur disa ndryshime. Në vendin e parë mbetet Argjentina, e cila fitoi Copa America. Pas saj ndodhet Franca, e cila në Euro2024 arriti që të shkonte deri në gjysmëfinale, aty ku eliminua pikërisht nga skuadra që renditet tani në vendin e tretë të FIFA-s, Spanja. Kombëtarja La Roja, triumfoi në Euro2024, duke dominuar përballë çdo kundërshtari, pasi arriti të marrë 7 fitore si askush më parë në historinë e europianëve.
Spanjollët kanë rikuperuar 5 pozicione në renditjen e përgjithshme. Menjëherë pas tyre ndodhet Anglia, të cila për të dytin edicion radhazi u mund në finalen e Europianit. “Tre Luanët” kanë fituar një pozicion. Vetëm vendi i pestë për Brazilin, që zhgënjeu në Copa America, ndërkohë që Belgjika ka humbur 3 pozicione dhe ndodhet në vendin e gjashtë.
Në katër vendet e fundit të “Top10” janë Holanda që nuk ka ndryshuar pozicion e mbetet e shtata, Portugalia e teta me dy pozicione më poshtë se një muaj më parë, Kolumbia e nënta, e cila ka rikuperuar 3 pozicione, dhe Italia që mbetet e 10-ta, duke mos lëvizur nga pozita e saj.

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...


































