Stol i pasur, zgjidhje taktike dhe mentalitet i fortë! Ja pse Anglia mund ta mposhtë Spanjën
Autori: Gazeta inFokus
10:36 | 12 July 2024
Triumfi dramatik ndaj Holandës ishte një nga më të rëndësishmit në historinë e kombëtares angleze.
Anglia do të luajë të dielën ndaj Spanjës finalen e dytë radhazi të Europianit dhe pas një sërë zhgënjimesh kësaj here do të kërkojnë që trofeu të përfundojë në anën e tyre.
Fillimi i rrugëtimit të tyre në Euro 2024 pati lënë pak vend për sugjerim që Anglia do të avancojë gjatë në këtë turne, por tanimë e gjejnë veten në një tjetër finale dhe të parën jashtë tokës angleze në historinë e tyre.
Fitorja minimale me Serbinë, e pasuar nga dy barazime të zbehta ndaj Danimarkës dhe Sllovenisë, krijuan dhe shumë pasiguri dhe skepticizëm tek opinion sportiv dhe tifozët, që, ndryshe nga turnetë paraardhës, e shihnin kombëtaren e tyre të qëndronte pak në Gjermani.
Por e vërteta është se “Tre Luanët” krijuan rritje në lojë nga ndeshja në ndeshje. Dhe nëse krahason paraqitjen ndaj Holandës në gjysmëfinale dhe takimet e tjera, do të duken si dy skuadra tërësisht të ndryshme.
Faza e 1/8 krijoi imazhet e ‘’Islandë 2016’’, kur Anglia u eliminua në të njëjtën fazë nga modestët në Europianin e Francës. Një gol i pësuar shpejt, sulm i paqartë, mungesë inspirimi, deri në momentin kur Jude Bellingham mori gjithçka në dorë vetë dhe me një roveshatë brenda zonës i dha jetë Anglisë. Për të vazhduar me golin e Harry Kane në shtesë që vulosi kualifikimin.
Çerekfinalja paraqiti një provë edhe më të rrezikshme për Anglinë. Zvicra e uritur vinte pas një kualifikimi me lojë bindëse ndaj Italisë dhe ndaj “Tre Luanëve” do të luante ndeshjen e jetës. Dhe ashtu rezultoi, helvetët kaluan të parët në avantazh 15 minuta nga fundi i kohës së rregullt, por Anglia barazoi sërish falë një zgjidhjeje të shkëlqyer individuale, kësaj here nga Bukayo Saka. Në serinë e penalltive, anglezët thyen edhe mallkimin, duke demonstruar qetësi dhe saktësi maksimale për të avancuar më tej.
Në gjysmëfinale i priti Holanda. Që në të njëjtën mënyrë si Anglia tregonte rritje në lojë. “Tulipanët” shpresonin në një finale dhe shpresat i ndezën në maksimum pas golit të Xavi Simons pak minuta pasi takimi startoi në “Signal Iduna Park”. Por, menjëherë pas këtij momenti, “Tre Luanët” demonstruan një lojë që nuk e kishin shfaqur për asnjë moment më herët në Gjermani. Presing agresiv, dominim në qarkullimin e topit, raste të rrezikshme dhe një ritëm të shpejtë. Elemente të lojës që të gjithë i prisnin nga Anglia në prag të Europianit, por që u shfaqën vetëm gjatë takimit me Holandën.
Në pjesën e dytë Holanda fitoi më tepër kontroll dhe Gareth Southgate veproi guximshëm duke aktivizuar Ollie Watkins, në vend të zëvendësuesit të parë Ivan Toney. Një zgjedhje që shkaktoi habi, por për të gjithë opinionin anglez u konsiderua e duhura, duke marrë parasysh cilësitë e sulmuesit të Aston Villës.
Gareth Southgate pati plotësisht të drejtë me gjykimin e tij se aftësitë e Watkins si shpejtësia, loja mes linjave, vrapimet pas shpine do të viheshin në funksionin e duhur ndaj mbrojtjes së konsumuar holandeze. Dhe ashtu rezultoi. Goli erdhi pas një topi të humbur të holandezëve në mesfushë dhe Cole Palmer shërbeu në thellësi për Watkins, që bëri vrapimin e tij karakteristik pas shpinës së Van Dijk dhe më pas mundi përpjekjen e De Vrij dhe portierit Veerbrugen për ta ndalur.
Nuk është çudi që momentet më dinamike të Anglisë në Euro 2024 kanë ardhur pas ndryshimeve sulmuese nga stoli. Cilësitë e pabesueshme të pankinës janë një favor i madh për Southgate, që, nëse i përdor sërish siç duhet, mund të hyjë në histori ndaj Spanjës.
Ivan Toney, Ollie Watkins, Cole Palmer, Eberechi Eze nuk janë thjesht lojtarë që vijnë nga kampionati anglez pas një kontributi cilësor në vitin e shkuar, më së shumti janë lojtarë që i japin zgjedhje të ndryshme taktike gjatë ndeshjes trajnerit Southgate.
Si Ivan Toney që është një aset në lojën me shpinë nga mbrojtje dhe goditjet gjakftohta të penalltive, Watkins me shpejtësinë dhe penetrimin pas shpinës së mbrojtësve kundërshtar, Palmer për vertikalitetin e tij dhe dinamikën e shpejtë që i jep sulmit, Eze për progresin e topit në metrat e fundit të fushës dhe fitimin e dueleve një për një me mbrojtësit kundërshtarë.
Karakteri dhe mentaliteti anglez ka treguar edhe një fytyrë tjetër të kësaj kombëtareje, ndryshe nga vitet e tjera kur gjërat nuk shkonin në favorin e tyre dhe nuk ekzistonte një Plan B. Aftësia për të reaguar nga situatat më të komplikuara është një cilësi e skuadrave fituese, por përballë Spanjës të dielën, anglezët do të synojnë vërtet që ta kalojnë me sukses pengesën e fundit dhe të thyejnë mallkimin e trofeve që nga viti i largët 1966.

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...































