EKSKLUZIVE: “E ndieja veten të lënë pas dore, si e shpraza plumbin në kry u bana pishman”- Raporti psikiatrik i Edmond Lajqit ku tregon si e kreu vr*sjen e gruas së tij, Xhyljeta Ukellës
Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 12 July 2024
Mëngjesin e 16 prillit, Peja dhe e gjithë Kosova u trondit nga vrasja e Xhyljeta Ukellës.
Veprën e rëndë e kishte kryer bashkëshorti i saj, Edmond Lajqi, në banesën ku jetonte çifti, në qendër të qytetit të Pejës.
Prej ditës kritike, Lajqi është duke qëndruar në paraburgim.
Përgjatë kësaj kohe, atij i është kryer një raport mbi gjendjen e shëndetit mendor të tij
Brenda këtij raporti të cilin e posedon Gazeta Infokus, theksohet se Lajqi në ditën kur e kreu veprën penale, kishte aftësi mendore që ta kuptoj rëndësinë e veprës dhe që të kontrolloj veprimet e tij.
“Në momentin e kryerjes së veprës për të cilën akuzohet, aftësia mendore që të kuptoj rëndësinë e veprës dhe të kontrolloj veprimet e tij ka qenë e ruajtur, bazuar edhe në mënyrën e sjelljes së tij dhe dinamikën e ngjarjes së zhvilluar para, gjatë dhe pas veprës penale”, konstatohet në raport.
Në konstatimin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike, theksohet gjithashtu se Lajqi edhe në të kaluarën e ka kryer veprën penale të dhunës në familje.
Brenda raportit janë përfshirë edhe disa deklarata të cilat Lajqi i ka dhënë para ekspertëve ligjor.
Krizat bashkëshortore, Lajqi ka treguar se nisën para rreth dhjetë vitesh.
“Krizat e para bashkëshortore i përshkruan të kenë filluar që në vitin 2014, kohë të cilën e përshkruaj se ka përjetuar edhe “thyerjen e parë” pasi që bashkëshortja kalonte kohë me familjarët e saj ndërsa Edmondi e ndiente veten të lënë pas dore. Në atë kohë kanë pasur edhe kriza financiare dhe se Edmondi ka luajtur edhe bixhoz “në aparata”. Pohon të ketë konsumuar marihuanë rreth 6-7 muaj pas lufte, kokainë, alkool deri në dehje”, theksohet në raport.
Ngjarja e rëndë, sipas Lajqit ndodhi për shkak të problemeve të vazhdueshme që i kishin mes vete çifti.
Ditën kritike ai ka treguar se kishte qenë tek nëna e tij në spital dhe se në banesë kishte mbërritur rreth orës 5:30.
“Derën ma qeli djali 5 vjeç, lujke me lojna në telefon në dhomë të ditës… ajo ka qenë në gjumë duke flejt… kom cokat…mandej ajo u zgju…tha pse ja qelet derën…unë kom ndejt nëpër banjo, jom sill në sallon deri sa u çel dera…kom mEndu shumë gjatë 2-3 orë deri sa u zgju…menojsha për situatën krejt çka osht realitet. Kur u zgju spatëm komunikim, smë ka kqyr hiq, vazhdoj e qiti kafe për veti, dhezi cigare…ajo në sallon ulun e unë në ballkon pisha cigare…asnjë komunikim…mandej ju kom afru e kom nxir revolen në brez që e kom pas me vete 2-3 ditë…ajo ke ty pi cigare…edhe hiq skom fol… e shpraza një plum në kry… vajza ish shku në pilar me ble pampersa për nanën, djali te banesa e nanës e edhe vajza e madhe në banesë të nanës…edhe u dorëzova në polici…aty për aty u bana pishman kur e pash gjakun në kauq….”, ka deklaruar Lajqi duke shpjeguar atë që ndodhi ditën tragjike.
Në raport theksohet se Lajqi e përshkruan vetem si një person me çrregullime aty këtu, për shkak se në të kaluarën ka qenë përdorues i kokainës.
Avokatja e familjes Ukella, Fehmije Gashi Bytyqi, tregon se raporti ka zbardhur shumëçka rreth ngjarjes.
“Mendimi i ekspertizës ka ardhë që nuk ka qenë në ndikimin e narkotikëve dhe mjaft me gjakftohtësi e ka kry vrasjen dhe mandej edhe arsyetimin që e ka dhënë para psikiatrave, sepse në polici është mbrojtë ne heshtje, ndërsa para prokurorit ende nuk ka dal, presim në ditët në vijim, ai nga deklarata që e lexova që e ka dhënë para mjekëve të psikiatrisë forenzike, me pak arsyetshmëri e ka arsyetuar atë vrasje. Sepse thotë se ajo është marrë shumë me familjen e vet, më ka lënë larg vëmendjes”, thotë avokatja Gashi.
Edmond Lajqi ishte dënuar edhe në vitin 2021 për veprën penale dhunë në familje.
Asokohe Gjykata Themelore e Pejës e kishte dënuar me vetën 3 muaj burgim dhe 100 euro gjobë. /Gazeta Infokus
Të tjera
-
Komuna e Prishtinës: IHMK ka paralajmëruar reshje shiu me intensitet të lartë, erëra të forta e rrufe, tregoni kujdes të shtuar
Komuna e Prishtinës i ka njoftuar qytetarët se Instituti Hidrometeorologjik i...
-
Kurti vazhdon takimet në Ballkonin e Hapur, sot priti drejtuesit e Komunës së Leposaviqit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar takimet me kryetarët e komun...
-
IKSHPK: 4 raste të `Etheve të Nilit Perëndimor` në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në K...
-
Nis mbledhja e parë e Kryesisë pas pushimit veror
Ka nisur mbledhja e parë e Kryesisë pas pushimit veror. Në mbledhjen e sot...
-
BE heq nga lista e sanksioneve ruse nënën e ish-kreut të Wagner dhe djalin e një oligarku
Ambasadorë të Bashkimit Evropian pritet të largojnë këtë javë nga lista e san...
-
Pesha e rëndë e librave, çfarë rekomandon fizioterapisti për fëmijët
Pesë kg peshoi çanta e Xhoanës me vetëm 3 libra vitin e kaluar. Me nisjen e v...
-
Haradinaj për Osmanin: Presidente koti, doli për ta hequr përgjegjësinë nga vetja sikur të kishte qenë në hënë për 4 vjet
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj tha se presidentja po bën “përpjekje të mj...
-
Kurti: Albanologjia, dije luftarake për të drejta të shqiptarëve në Ballkan
Kryeministri Albin Kurti në hapjen e konferencës “Java e Albanologjisë”, ka t...
-
Turisti zvicerian vdẹs pasi hyri për t’u larë në plazhin e Shëngjinit
Një turist zvicerian ka humbur jetën pasi u fut për t’u larë në plazhin e Shë...
-
Abdixhiku: Për 4 vjet, deficiti tregtar është rritur nga 2.8 në 5.2 miliardë euro, Qeveria populliste dhe Kurti s’e kuptojnë ekonominë
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se këtë vit Kosova do ta kalojë,...
-
Së shpejti Kosova me ambasadë në Kolumbi
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, po qëndron p...
-
E zhdukur prej 19 ditësh, 8-vjeçarja gjendet e vdẹkur në një thes
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Turqi, ku trupi i një vajze 8-vjeçare, e...