BE heq nga lista e sanksioneve ruse nënën e ish-kreut të Wagner dhe djalin e një oligarku
Autori: Gazeta inFokus
11:18 | 09 Shtator 2024
Ambasadorë të Bashkimit Evropian pritet të largojnë këtë javë nga lista e sanksioneve, Nikita Mazepinin dhe Violetta Prigozhinan, sipas disa burimeve të Radios Evropa e Lirë.
BE-ja i ka ngrirë asetet dhe ka vendosur ndalesë në viza ndaj 2.300 personave dhe subjekteve, prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
Çdo gjashtë muaj, sanksionet ndaj këtyre personave duhet të zgjaten me konsensus të 27 vendeve anëtare.
Afati i fundit për vazhdim të sanksioneve është 15 shtatori.
Kur është votuar për sanksionet në të kaluarën, Hungaria ka kërkuar heqjen e disa personave nga lista, në mënyrë që Budapesti t’i miratojë ato.
Disa vende më të zëshme kundër Rusisë, sikurse Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia, kanë kërkuar që blloku të miratojë sanksionet në baza vjetore, dhe jo çdo gjashtë muaj, por Budapesti ka dalë kundër.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban dhe qeveria e tij u kanë rezistuar vazhdimisht sanksioneve dhe e kanë akuzuar Brukselin se po dëmton ekonominë e Hungarisë dhe vendeve tjera anëtare, përmes këtyre masave.
Hungaria është aktualisht në krye të Presidencës së BE-së.
Diplomatët e BE-së i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se është arritur një kompromis për vazhdim të sanksioneve ndaj personave të listuar, përveç dy personave.
Është propozuar që Mazepin dhe Prigozhina të largohen nga lista, pasi konsiderohen “raste të dobëta” nga shërbimi ligjor i BE-së, që vëzhgon aspektet juridike të politikës së sanksioneve të Brukselit.
Mazepin, ish-vozitës në garat Formula One, njëherësh djali i oligarkut rus, Dmitry Mazepin, e ka fituar më herët gjatë vitit rastin në gjykatë për heqje të sanksioneve ndaj tij.
Megjithatë, ai ka mbetur në listë, pasi, BE-ja ka argumentuar se vendimi ka përmendur vetëm periudhën parapake të sanksioneve, dhe që prej atëherë Brukseli e ka përditësuar listën me kritere të reja.
Prigozhina, nëna e oligarkut të ndjerë rus, ish-shefit të grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka fituar betejën në gjykatë vitin e kaluar, mirëpo ka vazhduar të jetë pjesë e sanksioneve.Prigozhin, aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, për kohë të gjatë, ka vdekur bashkë me nëntë persona tjerë, si pasojë e rrëzimit të një aeroplani në gusht të vitit 2023, dy muaj pas nisjes së një rebelimi të Wagnerit kundër udhëheqësisë ruse.Prigozhina është artiste dhe pronare e një galerie artesh.
Faza pasuese për miratim sanksionesh është në mars të vitit 2025./REL

T� tjera
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
































