Fundi i një epoke, Messi: “Betejat” e fundit për mua, Di Marian dhe Otamendin
Autori: Gazeta inFokus
11:00 | 10 July 2024
Argjentina është finalistja e parë e Kupës së Amerikës. Leo Messi me shokë mposhtën 2-0 një Kanada kurajoze dhe me të ardhme, sfidë ku “pleshti” realizoi golin e qetësisë. Ndërkohë që takimi u zhbllokua nga Julian Alvarez.
Skuadra e Lionel Scalonit pret fituesin e çiftit Uruguai-Kolumbi në finalen e 14 korrikut në “Hard Rock Stadium”, Florida. Argjentina është kampione në fuqi e këtij kompeticioni.
Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, Messi u ndal edhe te Angel Di Maria, shoku i shumë betejave, por edhe sukseseve tek Argjentina. Dy djemtë nga Rosario po plaken dhe kjo mund të jetë finalja e tyre e fundit së bashku.
“Le të shijojmë atë që po përjetojmë si Kombëtare, si grup. Nuk ishte e lehtë për ne të ktheheshim në finale dhe të konkurronim për t’u bërë sërish kampionë. Është shumë e vështirë, prandaj duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi.
Unë po e përjetoj si të gjithë sukseset e tjera me Argjentinën në kohët e fundit. Po argëtohemi shumë, por edhe jemi të ndërgjegjshëm për atë që po ndodh. Bashkë me Di Marian dhe Otamendin, sepse këto janë betejat e fundit…
Ka qenë një Kupë Amerike e komplikuar. Shumë e ashpër dhe me fusha të tmerrshme, temperatura të vështira për të luajtur futboll dhe kundërshtarë gjithashtu të tillë.
Fakti që jemi sërish në finale është diçka për t’u theksuar e festuar. Është finalja e katërt radhazi që do të luajmë. Le ta shijojmë këtë moment dhe dashtë Zoti që finalja të përfundojë si ajo e kaluara”, u shpreh legjenda argjentinase.

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...



































