Shqipëria shpall dy ditë zie kombëtare pas vdekjes së Ismail Kadaresë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/07/ismail-kadare-600x3601-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
21:50 | 01 July 2024
Qeveria e Shqipërisë i ka shpallur dy ditë zie, më 2 dhe 3 korrik, në nderim të të ndjerit Ismail Kadare, shkrimtarit shqiptar që vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare.
Kadare vdiq të hënën në Tiranë nga një “arrest kardio-respirator”, thanë mjekët shqiptarë.
Në një vendim të hënën vonë, Qeveria e kryeministrit Edi Rama tha se në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulët flamuri kombëtar në gjysmështizë për nder të Kadaresë.
Po ashtu, do të bëhen homazhe publike dhe do të mbahet një ceremoni shtetërore në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë, të mërkurën paradite.
Kadare lindi në vitin 1936 në Gjirokastër – një qytet i vogël në malet e jugut të Shqipërisë. Qyteti i tij, për të cilin shkroi romanin “Kronikë në Gur”, bën pjesë në trashëgiminë botërore që mbron UNESCO-ja.
Tridhjetë vjet të karrierës së shkrimtarit, Kadare i jetoi në Shqipërinë komuniste, ku edhe shkroi kryeveprat: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Prilli i thyer”, “Dimri i madh” e “Ura me tri harqe”.
“Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”, gazeta amerikane Boston Globe e përshkroi si “roman të fuqishëm dhe prekës”.
Ai, gjithashtu, hyri në 100 librat e shekullit të gazetës Le Monde.
Librat e tij tashmë janë përkthyer në më shumë se 45 gjuhë të botës.
Shumë prej tyre kanë qenë të ndaluar në Shqipërinë komuniste – ndër to edhe “Pallati i ëndrrave”, ku Kadare shtjellon marrëdhënien pushtet-individ.
Kadare emigroi në Francë në vitin 1990, pasi bëri deklarata në favor të demokratizimit.
Kadare fitoi disa çmime ndërkombëtare. Me vite, u përmend edhe si pretendent i mundshëm për Çmimin Nobel për Letërsinë.
Në dekadat e fundit, Kadare jetoi dhe shkroi midis Parisit e Tiranës. /REL
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/06/SDG-Universum-Impact-Rankings-.jpg)
Të tjera
-
Agjencia për Informim e Privatësi: TikTok duhet ta ndryshojë moshën e përdorimit
Përdorimi i rrjetit TikTok është ndaluar tashmë me një vendim në institucione...
-
Sekretarit të Zyrës së Kosovës në Serbi iu dha vërejtje, MPJD tregon arsyen
Disa deklarime që bien ndesh me njëra tjetrën, janë dhënë nga sekretari i par...
-
Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
2 mijë e 262 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Lipjan/ Gruaja raporton në polici se vjehrra e ka rrahur dhe s’po e pranon në shtëpi
Një grua ka raportuar në polici se vjehrra e saj nuk po e pranon në shtëpi dh...
-
Studiuesit krijojnë një robot me tru artificial
Një robot që ka një tru artificial dhe mund të kryejë detyra të ndryshme, si ...
-
Abdixhiku kujton të rënët e Betejës së Loxhës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar të ...
-
Hoxhaj në Parlamentin gjerman: Perëndimi të mbajë fjalën e dhënë për anëtarësimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare si shtet i barabartë
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Lajçakut i vazhdohet zyrtarisht mandati si emisar i dialogut deri në janar
Përfaqësuesi i veçantë për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak do...
-
Ponosh: Vuçiq praktikisht e ka njohur Kosovën
Ish-kandidati për president të Serbisë dhe ish-gjenerali ushtarak, tani kryet...
-
Marko Gjuriq: Kurti u përpoq ta paraqiste Beogradin si faktor destabiliteti
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq vlerësoi se kryeministr...
-
Berisha tallet me ministrin e Bujqësisë: Kosova s`mund ta sigurojë bukën e motmotit edhe nëse mbillen livadhet e Dimal Bashës
Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, është tallur keq me ministrin e ...
-
Ik një i burgosur nga burgu i Smrekonicës, suspendohet një oficer
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se i dënuari F. H. ësh...