Sport

Trepça-Golden Ylli, sonte përcaktohet kampioni

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 23 May 2024

Sonte vendoset kampioni i Kosovës në basketboll. Palestra ”Minatori” në Mitrovicë do të japë emrin e kampionit të ri, ku Trepça dhe Golden Ylli përballen në takimin e pestë të finales së “play-off”-it.

Mitrovicasit e duan titullin e pestë në histori të klubit, përaktësisht të parin që nga viti 2012, kurse suharekasit të tretin, pasi këtë sukses e kishin arritur më 2021 dhe 2022.

Seria finale është 2:2, me Trepçën e cila fitoi dy ndeshje me shifrat 77:68 dhe 85:78, derisa Golden Ylli fitoi me rezultat 80:79 dhe 75:71. Interesimi për ndeshjen e sotme është i jashtëzakonshëm.

-Advertisement-

Ndeshja fillon në orën 19:00.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy