Europa mban sytë nga Dublini, Gjimshiti sfidon Xhakën në finale
Autori: Gazeta inFokus
09:54 | 22 May 2024
“Count down-i” ka nisur. Europa e futbollit mban sytë nga Dublin Arena, aty ku këtë të mërkurë, Atalanta dhe Bayer Leverkusen përballen në finalen e madhe të Europa League.
“E bukura dhe bisha”, Atalanta e bukur e futbollit spektakolar, përballë bishës së pamposhtur Bayer Leverkusen, dhe për ta ndezur akoma më shumë, një duel shqiptar në finalen më prestigjioze.
Berat Gjimshiti, kapiten i Shqipërisë dhe shtylla që mban mbrojtjen e zikaltërve, kundër Granit Xhakës, trurit dhe trajnerit në fushë të Bayer Leverkusen, kampion i freskët i Gjermanisë.
Një sfidë e jashtëzakonshme mes dy skuadrave kaq të ndryshme, por që kanë një emërues të përbashkët suksesin, në një finale që askush nuk mund ta parashikojë.
Atalanta është e pabesueshme, ka eleminuar Liverpool dhe luan një futboll të jashtëzakonshëm, djemtë e Gasperinit luajnë me një ritëm tjetër nga skuadrat e Serisë A duke shpërthyer në Europa League, aty ku De Ketelaere dhe Scamaca kanë lënë shënjën atëherë kur është dashur më tepër.
“Të luash me Atalantën është si të shkosh te dentisti” – thotë Pep Guardiola, ata mund të mposhtin cdo skuadër.
A do t’ja dalin ta bëjnë përballë Bayer Leverkusen, ata mbeten të pamposhtur prej plot 51 ndeshjes radhazi, teksa në gjysëmfinale eleminuan një tjetër italiane, Romën dhe mbi të gjitha nuk dinë se ç’është humbja.
Ringrihen edhe në vështirësitë e mëdha, numri i golave që kanë shënuar në minutat e fundit flet shumë për shpirtin e skuadrës por edhe cilësinë e stolit.
Përplasen dy filozofi revolucionarizuese në futboll. Principet e Gasperinit janë në agresionin në një kundër një, ritëm dhe intensitet i lartë.
Xabi Alonso ndërkohë është shpikësi i futbollit relativ, strategjisë së re taktike ku referenca nuk është zënia e hapësirave, por topi, dhe lidhja mes lojtarëve që e kanë.
Në mes një trofe madhështor që dy skuadrat duan ta fitojnë për herë të parë në historinë e tyre, dhe një betejë fantastike. “E bukura kundër bishës”.

T� tjera
-
Komisioni parlamentar takohet me organizatat që mbështesin të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës
Komisioni për mirëqenie sociale, punë, familje, vlerat e luftës çlirimtare, v...
-
Ndërpritet seanca ndaj të akuzuarit Adnon Jashari për vrasjen e Diana Kastratit
Është ndërprerë seanca e sotme ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e i...
-
Loja e presidentes Shiroka-Pula: Deklarata e Pavarësisë në korridor, fotografia e Rugovës larg vendit të nderit
Loja e Presidencës me fotografinë e presidentit historik Ibrahim Rugova dhe D...
-
“Shporta familjare në Kosovë u shtrenjtua për 78 euro në muaj”
Shtrenjtimi i produkteve dhe shërbimeve bazë po vazhdon të rëndojë buxhetet e...
-
Inspektorati bllokon rreth 150 mijë lodra për fëmijë nga Kina, ndalohet shitja e tyre në tregun e Kosovës
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Doganë...
-
Ish-presidentes Osmani i ndahet Çmimi Global për Diplomaci
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin “Global Dipl...
-
Sulm me thikë në Gjakovë, tre persona përfundojnë në mbajtje
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi të dyshuar me thikë, që ...
-
SoftBank humb 7 miliardë dollarë në tre muaj, goditet nga investimet në AI
Gjiganti japonez i investimeve teknologjike, SoftBank Group, raportoi humbje ...
-
Mjegulla kufizon dukshmërinë në rrugët e Ferizajt, policia apelon për kujdes
Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje shoferëve që të kenë kujdes të ...
-
Sondazhi në SHBA: Votuesit tri herë më shumë kundër kandidatëve që mbështesin luftën me Iranin
Një sondazh i realizuar nga YouGov ka treguar se amerikanët janë më pak të pr...
-
I ndarë nga gruaja dhe jashtë Kosovës, burri nga Prishtina e kërcënon në rrjete sociale – Policia në kërkim të tij
Një grua në Prishtinë ka kërkuar mbrojtje nga institucionet pasi ka denoncuar...
-
Moti sot: Vranësira të shpërndara dhe intervale me diell
Në Kosovë sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe intervale me...

































