Lajme

Policia jep detaje, tre të lënduar në aksidentin e rëndë në qendër të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 20 Maj 2024

Një aksident mes dy motoçikletave dhe një veture ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë së Kosovës Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Infokus se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.
“Sot rreth orës 11:30, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe dy motoçikleta. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut” u shpreh ajo.
Gazeta Infokus ju sjellë pamje nga vendi i ngjarjes./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy