Një rrugëtim në krijimet e jashtëzakonshme të artistit Eshref Qahili
Autori: Samire Jaha & Sylejman Sylejmani 19:44 | 14 May 2024
“Skënderbeu pa flokë” e poezia e Ali Podrimjes “Kosova, gjaku ynë që nuk falet” si skulpturë në gjuhën e shenjave.
Këto krijime të jashtëzakonshme i tregoi në një rrugëtim të veçantë artisti i njohur, Eshref Qahili.
Në galerinë “Qahili” të mirëpritur nga vetë artisti, ai rrëfeu historinë e tij artistike e shpirtërore të lidhur me veprat e tij, shkruan Gazeta INFOKUS.
Që 15 vite në këtë atelie ai krijon artin e tij, e ku ai vetë thotë se mundohet të “Kujtojë diçka që nuk ka shkruar në të kaluarën”.
“Këtu mundohem me e dhanë atë çfarë unë mendoj që e kam në shpirt, pra si profesion si piktorë gjithnjë e kam një mendje time që të shënoj diçka të cilën nuk është shënuar apo të kujtojë diçka që nuk është shkruar në të kaluarën, pra në kuptimin e qoftë të historisë qoftë të rrethanave të ndryshme çfarë unë kam përjetuar apo çfarë rrethi im, ose populli im i sheh dhe për ata lëvizi në disa cikle që përshkruajë ngjarjet në të cilat kanë ndodhur”, është shprehur, Qahili për Infokus.
“Skënderbeu pa flokë”
Vetë artisti tregon historinë e tij, ndryshimin e ngjyrës së kapelës së piktorit e deri tek krijimi i “Skënderbeut pa flokë”
“Unë Skënderbeun e kam trajtuar jo vetëm në atë mënyrën se si e njohim të gjithë, me një kapelë ngjyrë të kuqe por unë e kam parë edhe me një kapelë ngjyrë të gjelbër, të cilën është pikturuar është një pikturë e Skënderbeut të cilën është pikturu në 1520 a1540 nga një piktor italian më duket dhe e kam trajtuar në atë kapelë, pastaj me ngjyrë të bardhë dominon, pastaj kom punu Skënderbeun pa flokë, të cilën kam mëndu që ka pas mundur mos me pas flokë, e që është një version ndryshe se tek e fundit në artë si detyrë e artistin është që ta ketë një veçanti qoftë një teme qoftë një figure apo të një peizazhi, pra të jetë një veçanti e tij e trajtimit dhe realizimit të një vepre”, tregoi artisti Qahili për Infokus.
Qahili e kujton fëmijërinë tij si artist, e ku mbanë mend që heroin Gjergj Kastriot Skënderbeun e ka pikturuar që nga fillimet e tij si piktor.
Por në këtë moshë ai tha se tashmë Skënderbeun ka dashur të e pasqyrojë duke i dhënë kuptim më të thellë jetës së tij, ndërmjet jetës së paqes dhe të luftës.
“Skënderbeun përndryshe e kam trajtuar si fëmij, ndoshta Skënderbeu është figura që kom fillu me vizatu kur ka qenë 500 vjetori i vdekjes së Skënderbeut 1968 begi moti dhe atëherë është festu në të gjitha trojet shqiptare, në mesin e saj në shkollën time ku e kam kry shkollën fillore në Preshevë, aty është festu dhe të gjithë kanë ba koncerte, por ka pas dhe ekspozita një ndër ta kam qenë edhe unë pjesëmarrës të cilën e kam vizatu Skënderbeun dhe që nga ajo kohë e kam trajtu Skënderbeun shumë herë, por që tani në këtë moshë e kam trajtu pak ndryshe Skënderbeun në disa versione, kam dashur me i dhanë kuptim jetës së tij të paqes dhe luftës”, rrëfeu Qahili.
Përjetimet, Kombi, Djepi, Plisi, horizonti, e deri tek viktimat e luftës
E piktura që më së shumti e ka përqefi piktori Eshref Qahili është kjo.
Në të sipas tij shifen shumë gjëra e që kanë kuptim shumë të veçantë.
“Kjo është piktura të cilën e kam përqefi, një nga punët dhe një cikët që kam punuar është ende gjallë një cikël që më le ende përshtypje, dhe një nga këto punë ose dy tri punë më të realizueshme në pikturë për mua flasim mjaftë dhe janë të rëndësishme pasi aty shohë djepin shohë horizontin, shohë plisin, shohë viktimat dhe shumë gjana tjera por shoh edhe një kompozicion që është realizu në mënyrë të kënaqur për mu, aty shifet djepi që për mu nënkupton atë natalitetin e shqiptarëve që e kemi ruajt, pastaj është viktima me ato gishtat e gjitha lidhjen përkam lidhen përtokë ,është një përshkrim të cilin e kemi përjetuar e kemi trajtu dhe e kemi ba ashtu siç ka qenë dhe që është pra me të gjitha këto ngjarje që kanë ndodhë me të mira dhe me të këqija, është kombi, është plisi që na ka mbet i pastër”, u shpreh Qahili për Infokus.
Poezia e Ali Podrimjes “Kosova, gjaku ynë që nuk falet”
Një ndër veprat që bënë përshtypje tek vetë artisti është edhe skulptura e realizuar me duar që thelb ka poezinë e Ali Podrimës, “Kosova, gjaku unë që nuk falet”.
Artisti në këtë vepër ka bërë disa duar me shkronja dhe shenja të shurdhë memecëve ku sipas tij është një vepër që tek ai flet shumë.
Për të, ato janë në shenjë respekti për viktimat dhe dëshmorët që kanë ranë në luftën e fundit dhe nga toka e kanë mendimin që “Kosova është gjaku ynë që nuk falet”.
“Kam lëvizë në shumë tema në shumë cikle që kam përjetuar gjatë këtyre 40 -45 vite që merrem me artë, edhe kohën e fundit e kam realizuar edhe poezinë e Ali Podrimës ose mendimin e popullit që Ali Podrimja ka shndërrua në poezi “Kosova është gjaku im që nuk falet” është poezi e cila është trajtu edhe në muzik, recitime nëpër lloje të ndryshme por në artë deri tani nuk është trajtu kam përshtypjen me sa di dhe unë, pra kam trajtuar poezinë e kësaj teme por në të njëjtën kohë kam bërë edhe një istalacion ku kamë bërë një skulpturë parilif me duarët dhe simbolet e shurdhë memecave por në të njëjtën kohë në njërën nga këto që e kam realizu është në gips dhe janë germat e shurdhë memecave, ndonjëherë në artë dalin dhe gjerat e rastësishme, ku desha me i realizu disa duarë por më dolën të deformume dhe ato më pëlqyen shumë më tepër dhe për mu flisnin shumë më tepër që unë sot i shohë ato sikurse në shenjë respekti për viktimat dhe dëshmorët që kanë ranë në luftën e fundit dhe nga toka e kanë mendimin që “Kosova është gjaku ynë që nuk falet”, e realizuar në bronztë dhe mendoj që është një punë që mua më lenë shumë përshtypje”, ka thënë Qahili.
Për të parë rrëfimin e tij të plotë të piktorit të realizuar nga gazetarët Samire Jaha, dhe Sylejman Sylejmani ndiqeni storien më poshtë:
Të tjera
-
Serbi: Dënohen prindërit e një nxënësi që vrau 10 veta në një shkollë në Beograd
Një gjykatë në Serbi dënoi të hënën prindërit e një të riu, i cili vitin e ka...
-
Gjobë dhe konfiskim i patentë shoferit ndaj dy shoferëve që kryen gara të jashtëligjshme në Mitrovicë
Policia e Kosovës në Mitrovicë ka identifikuar dhe marrë masa ndaj dy shoferë...
-
Hamza me premtime në Ditën e Veteranit: Rriten 50 % përfitimet e të gjitha kategorive të luftës
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka uruar Ditën e ...
-
Koreja e Jugut urdhëron inspektim të linjave ajrore pas aksidentit të rëndë
Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut Choi Sang-mok urdhëroi të hënën një in...
-
Aktakuzë kundër tre personave për krime lufte ndaj popullsisë civile në Kosovë
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë me propozim për gjykim në mungesë nda...
-
Fluturimi Tiranë-Hamburg devijon dhe ulet në Vjenë, pasagjerët zbulojnë arsyen
Një fluturim Tiranë-Hamburg ka devijuar nga itinerari i tij dhe ka zbritur në...
-
“Dëmi 37 milionë euro” – Aktakuza e re ndaj Nagip Krasniqit, këta janë dy të akuzuarit e tjerë
Një proces gjyqësor tashmë e ka nisur. Mirëpo, ish-kryeshefit të Korporatës E...
-
Presidentja Osmani: Prioritet mbetet mbrojtja e secilës pëllëmbë të territorit tonë në bashkëpunim me partnerët
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se prioritet kryesor, më 2025, m...
-
Edhe një aktakuzë ndaj Nagip Krasniqit, bashkë me dy persona tjerë i shkaktuan dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 37 milionë euro
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë të re ndaj ish kryeshefit të KEK’ut, ...
-
ShKK-ja pranon donacionin më të madh të dhuruar ndonjëherë nga EULEX-i
Shërbimi Korrektues i Kosovës sot ka pranuar donacion e radhës nga EULEX-i. ...
-
A do të dërgohet me forcë Kurti për të dëshmuar, Isufaj: Ligji zbatohet ndaj të gjithëve njësoj, nuk bëhet në mënyrë selektive
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, gjatë konferencës për me...
-
“Lepuj” dhe “kërmij”, Isufaj e quan fyerje deklaratën e Kurtit: Kemi pesë aktakuza ndaj ish ministrave, asnjë ndaj këtyre aktualë
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj i është përgji...