Broja, Europiani shansi i jetës për sulmuesin kuqezi
Autori: Gazeta inFokus
14:12 | 03 May 2024
“Euro 2024” dhe Shqipëria duket më shumë se kurrë si shansi i jetës, veçanërisht për Armando Brojën. Përtej shansit historik për të luajtur finalen e një kompeticioni madhor me krenarinë e përfaqësimit të vendit, për 22-vjeçarin Europiani dhe vera pasardhëse mund të jetë udhëkryqi vendimtar për karrierën edhe në aspektin personal.
Broja është drejt mbylljes së një sezoni të pafat, dëmtimi i gjatë që kaloi, ndërthurur me situatën kaotike te Chelsea bënë që të kishte pak minuta në pjesën e parë të sezonit 13 prezenca me blutë, vetëm 6 prej të cilave si titullar, për një total prej 453 minutash dhe vetëm një goli në Premier League.
Pikërisht për këtë arsye sulmuesi i kombëtares ndryshoi ambient në merkaton e janarit, duke u transferuar në ditën e fundit të saj te Fulhami, ku iu premtuan më shumë minuta, diçka që reflektohej edhe në kushtet e huazimit nga Chelsea.
Gjithsesi, shpërthimi i Muniz, që përkoi pikërisht me transferimin e tij, dhe rikthimi i sulmuesit kryesor, Raul Jimenez, bënë që Broja të binte nga shiu në breshër.
Në 3 muaj te Fulhami, Broja ka regjistruar vetëm 7 prezenca, duke u futur vetëm në fundin e ndeshjeve me një minutash të varfër prej vetëm 58 minutash në total. Situatë që, pa dyshim, lë të pakënaqur Brojën, që ndoshta është përballur me një lloj diskriminimi edhe për aktivizimin me klubin që synon t’u japë hapësirë lojtarëve që ka në pronësi për t’u rritur vlerën dhe jo sulmuesin shqiptar të cilit i përfundon huazimi në fundin e këtij sezoni.
Me vetëm 3 ndeshje të mbetura, situata vështirë se mund të ndryshojë, me verën e ardhshme që do të jetë vendimtare për fatet e Brojës. E sigurt është që nuk do të qëndrojë te Fulhami, ndërkohë raporte të shumëfishta të mediave britanike këmbëngulin se shqiptari është në listën e shitjeve të Chelsea-t, që i duhet të gjenerojë të ardhura për shkak të problemeve me financat, dhe një shitje e Brojës që është rritur në akademinë e klubit do të figuronte si fitim i pastër për bilancet.
22-vjeçarit nga Malësia e Madhe me shumë mundësi do t’i duhet të gjejë një tjetër sistemim në verë, ku i duhet të piketojë një skuadër të nivelit të lartë, por që njëkohësisht t’i mundësojë dhe aktivizimin e vazhdueshëm. Pikërisht në këtë këndvështrim, Euro 2024 shfaqet si shansi i artë për Brojën.Zakonisht operacionet e merkatos mbyllen në muajt e fundit, pasi të ketë përfunduar Europiani, që për Brojën vjen si vitrina fantastike për të shpalosur vlerat e tij në një vizion global.
Edhe pse lista e Sylvinhos mbetet për t’u përpiluar, rikthimi i tij në miqësoret e marsit konfirmoi se është një element i domosdoshëm për Shqipërinë, pavarësisht minutave të aktivizimit.
Edhe pse nuk shënoi, në përballjen me Suedinë Broja tregoi se mund të ndryshojë frymëmarrjen dhe volumin e sulmit, duke mbetur lojtari që të zgjidh ndeshjen në një moment të vetëm. Me Shqipërinë që në Europian do të përballet me gjigantë si Spanja, Italia apo dhe Kroacia, sfida që gjenerojnë dhe interes të shumëfishuar, çdo veprim e aq më tepër një gol i Brojës do të amplifikonte dhe vlerën e tij në merkato, një arsye më shumë për të dhënë gjithçka me Shqipërinë.

T� tjera
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...
-
Shtiu me armë në ahengun familjar, por ia pa “sherrin” – policia ia konfiskon pistoletën me leje
Një aheng familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes ka përfunduar me konfiskimi...
-
Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting
Rasti i dyshuar i cenimit të konfidencialitetit bankar të kryetarit të Prisht...
































