Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 26 April 2024
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar takimet me përfaqësues politikë dhe deputetë të Bundestagut.
I shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti dhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, kryeministri bashkëbisedoi me dhjetëra deputetë të Partisë Socialdemokrate të Bashkimit Demokristian (CDU), të Partisë së Gjelbër (Grune) dhe të Partisë së Lirë Demokratike (FDP).
Takimet i filloi me Dr.Rolf Mützenich, deputetin dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar të SPD-së.
Kurti e falënderoi atë për ftesën që të marrë pjesë në ngjarjen e organizuar mbrëmë nga SPD në shënim të 75-vjetorit të Këshillit të Evropës.
Ndërkaq në një drekë pune takoi deputetët Michael Roth (SPD), Andreas Schwarz (SPD), Knut Abraham, (CDU), Michael Brand (CDU), Jürgen Hardt (CDU), Volkmar Klein (CDU), Volker Ulrich (CDU), Philip Krämer (Grüne), Max Lucks (Grüne), Boris Mijatovic (Grüne), Ulrich Lechte (FDP) dhe Thomas Hacker (FDP).
Tema kryesore e bashkëbisedimeve ishte aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe rruga drejt anëtarësimit të plotë në këtë organizatë.
Krahas mirënjohës për mbështetjen e deritanishme ndaj vendit tonë, kryeministri Kurti u bëri thirrje deputetëve gjermanë dhe qeverisë gjermane që të vazhdojnë ta përkrahin Kosovën edhe në hapin e fundit, mbi bazën e opinionit të raportueses Dora Bakoyannis, votës historike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 16 prill dhe regjistrit të kornizës ligjore, të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë në Kosovë.
Të tjera
-
Von Cramon: Serbia s’ka as një mundësi të ecë para pa i zbatuar detyrimet nga Marrëveshja e Ohrit
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë s...
-
Policia e Kosovës konfiskon rreth 20 metër kub dru në Podujevë
Të hënën patrulla kufitare e Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në K...
-
Rritet çmimi i hyrjes në Kullën Eifel
Këshilli i qytetit të Parisit ka rritur çmimin e hyrjes në Kullën Eifel për t...
-
Maqedonci: 28 baza ushtarake e 20 të xhandarmërisë serbe, jo shumë larg kufirit me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka dhënë alarmin për destabilitet në Bal...
-
SHBA dënon përpjekjet e Phenianit për lëshimin e një sateliti “spiun”
Përpjekja e Koresë së Veriut për të lëshuar një satelit të ri zbulues ushtara...
-
Kurti përkujton ushtarët e rënë amerikanë – roli i ushtrisë së SHBA për ndaljen e gjenocidit më 1999 i pazëvendësueshëm
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shënuar “Dita e Përkujtimeve”. Qëlli...
-
Haradinaj: Nën udhëheqjen e Aleancës, Pejës do t’i kthehet shkëlqimi i dikurshëm, si Lule e Dukagjinit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
Ky është 26-vjeçari që vd iq në aksidentin në Mitrovicë
Qlirim Salihu është 26-vjeçari i cili vdiq sot si pasojë e një aksidenti mes ...
-
Te familja Mehmeti për vizitë, kafen në Leposaviq, Statovci publikon pamjet në veri me atmosferë 100% shqip
Deputetja e GUXO, Jeta Statovci, përmes një postimi në facebook ka bërë të di...
-
Quni: Mbetet edhe shumë punë deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovoës, Anton Quni tha se avancimi i Koso...
-
“I kishte dhuruar libra në burg Kurtit”, kryeministri ftohet përsëri për të dëshmuar për gardianin serb të akuzuar për kri me lu fte
Këtë të hënë ka nisur gjykimi ndaj Dragisha Milenkoviç-it i akuzuar për krime...
-
Vdes drejtuesi i motoçikletës pas një aksidenti me një veturë në Mitrovicë
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçil...