Serbia dërgon amandament kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 15 April 2024
Në një lëvizje që synon të minimizojë shanset gjithnjë në rritje të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, delegacioni i Serbisë ka dorëzuar një amandament që kërkon, ndër të tjera, Komitetin e Ministrave të shtyjë vendimin me një manovër që bie në kundërshtim të drejtpërdrejtë me angazhimet e Serbisë sipas Marrëveshjes. Argumentet e paraqitura në amendamentin e delegacionit serb, ndonëse gjoja ‘të rrënjosura në angazhimet e Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të saj’, shpërfaqin një situatë një situatë paradoksale ku shteti serb njëkohësisht shkel detyrimet e tij sipas këtyre marrëveshjeve.
Serbia ka kërkuar që Amendamenti i Nëntë të ndryshojë tekstin në mënyrë që Kuvendi të kërkojë nga Komiteti i Ministrave që të shtyjë vendimin për kërkesën për anëtarësim të Kosovës deri në përcaktimin e statusit të Kosovës nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.
“Kuvendi i rekomandon Komitetit të Ministrave që të shtyjë vendimin për aplikimin për anëtarësim derisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të përcaktojë apo miratojë përfundimisht statusin e Kosovës”, thuhet në amendamentin e propozuar nga anëtarët e delegacionit serb, raporton “Danas”.
Në tekstin që do të diskutohet me Amendamentin 14, propozohet gjithashtu të shkruhet se Kosova duhet të ftohet për anëtarësim “pasi të zbatohen të gjitha nenet e Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, duke përfshirë themelimin e Asociacionit”.
Ky propozim gjithashtu bie ndesh me nenin 4 të Marrëveshjes së Brukselit në të cilin Serbia pajtohet se “nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, citohet të ketë thënë sot se beson se me përpjekjet e Francës, vendimi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës mund të shtyhet më 16 maj në mbledhjen e Komitetit të Ministrave.
Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës s’ka dhënë asnjë shenjë publikisht se do ta miratojë draft-Statutin e BE-së dhe ta dërgojë atë për rishikim kushtetues; ndërsa Serbia pretendon që Kurti do ta dërgojë atë më 10 maj.
Aleksandar Vuçiq tha se beteja e Serbisë në kundërshtimin e anëtarësimin e Kosovës në KiE do të bëhet në mes të majit, ndërsa për nesër në Asamblenë Parlamentare tha se Kosova do t’i merr votat për të ecur më tej,
“Prishtina tani ka dalë me një truk të ri”, tha Vuçiq dhe shtoi se “më 10 maj (Kurti) do ta dorëzojnë draft-statutin e Asociaacionin të Komunave Serbe për shqyrtim kushtetues në mënyrë që ata që nuk janë të sigurt për votim të mund të gjejnë një arsye për të votuar ‘po’ sepse në atë mënyrë për të thënë se ata kanë filluar procesin”, ka thënë Vuçiq në RTS.
“Më 10 maj, ata do të thonë se do ta referojnë atë në Gjykatën Kushtetuese për një vlerësim të kushtetutshmërisë, a nuk do ta gjenin disa prej tyre arsyen e mjaftueshme të Leibniz-it në atë që të thonë se ka nisur një proces në lidhje me Asociacionin, por në fakt asgjë nuk është iniciuar dhe thonë se kjo është arsyeja që ne të votojmë Kosovën në Këshillin e Evropës. Pra, kjo është diçka që do të ndodhë”, ka thënë Vuçiq.
Të tjera
-
Kurti: Për 2 javë, 313 serbë i konvertuan patentë shoferët në të Kosovës, kanë kohë 3 muaj
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se për dy javë 313 qytetarë serbë i k...
-
Ngjarjet e datës 22 maj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00) Kom...
-
Osmani takon disa ambasadorë evropianë, iu flet për nevojën e heqjes së masave ndaj Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorë të disa sht...
-
IPK-ja suspendon tre zyrtarë policorë
Inspektorati Policor i Kosovës bazuar në autorizimet ligjore, për dy raste të...
-
Ky është punëtori që vd iq pasi ra nga kulmi ku po punonte në Novobërdë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes, ku një punëtor i një kompanie ...
-
Haradinaj: Njëfarë vakti Kurti ka pasur nevojë për Mustafën si peshku për oksigjen
Daut Haradinaj, ish-deputet i AAK-së, tha se një kohë kryeministri Kurti ka p...
-
Kurti u shtron darkë partnerëve të koalicionit qeverisës dhe përfaqësuesve në Kuvend të komuniteteve joshumicë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga kryetarja ...
-
Kryeziu i reagon BE-së: Paraqitje mashtruese e asaj që Asociacioni ishte menduar të ishte
“Statusi i të gjitha strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia ësh...
-
E rëndë në Drenas: I riu e rrah të dashurën në motel, ajo ikë dhe del në rrugë – goditet nga një veturë
Një rast i pazakontë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në afërsi të një moteli në...
-
Qeveria: Asociacioni nuk është ombrellë për legalizimin e strukturave paralele
Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, nëpërmjet rrjetit social “X...
-
Haradinaj: Zgjedhje ka kur do Kurti
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në emisioni...
-
Berisha, Escobarit: Ata që kërkojnë opozitë të emëruar, s’i shërbejnë demokracisë por “putinizmit”
Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Ber...