Lajme

Vetura zyrtare e Gërvalles stacionohet në parkingun për persona me aftësi të kufizuara

Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 13 April 2024

Vetura zyrtare me të cilën supozohet të udhëtojë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, është hasur sot në një nga restaurantet e Gjilanit.

Por, në sy bie mënyra se si është parkuar vetura.

Në fotografitë e siguruara nga Indeksonline shihet se vetura zyrtare e ministres është parkuar në parkingun e dedikuar për persona me aftësi të kufizuara.

-Advertisement-

Pavarësisht se nuk mund të detektohet nëse ka pasur hapësirë tjetër të lirë për parkim, ky megjithatë nuk është shembulli më i duhur për t’u përcjellë te qytetarët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera