Rozë

Shkak Sara? Bardhi i jep fund marrëdhënieve me menaxherin: Do hap një instagram të ri!

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 17 March 2024

Bardhi ka shkëputur marrëdhëniet me menaxherin pas debateve të këtij të fundit me Sarën.

Sot në Fan Club, ai u shpreh se do të hapë një instagram të ri, pasi nuk ka më akses te instagrami i vjetër.

“Sara nuk foli për shëndetin e nënës, por për disa situata që kishte parë. Keqmenaxhimi i situatës kur unë isha brenda, ishte arsyeja pse Sara ishte revoltuar. Edhe disa foto ishin fshirë. Unë me Jetmirin nuk kam biseduar që një ditë pas daljes nga shtëpia. Sot do hapet instagrami im i ri dhe do të lançohet te profili i Sarës. Foton në spital e ka postuar Jetmiri dhe ia ka dërguar motra ime”, tha Bardhi.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, Ronaldo Sharka u shpreh se e gjithë kjo zhurmë, i duket një strategji për të shitur koncertet gjatë verës.

“Bardhi lyu flokët, gjeti një partnere dhe i tha “je nëna e fëmijëve të mi”. Unë mendoj që ti Bardhi e nxore Sarën nga shtëpia duke mos e ndaluar që të futet në banjo”, deklaroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera