Lajme

Scholz: Ndihma e Gjermanisë për Ukrainën deri tani ka arritur në 28 miliardë euro

Autori: Gazeta inFokus 06:56 | 13 Mars 2024

Ukraina ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme nga Perëndimi, tha kancelari gjerman Olaf Scholz.

Ai e bëri komentin në një konferencë për shtyp me presidentin e Filipineve Ferdinand Marcos.

Kancelari vuri në dukje se Gjermania do të vazhdojë të ndihmojë dhe, në të njëjtën kohë, shpreson për solidaritet në Bashkimin Evropian: “Ne duhet të ofrojmë ndihmë ushtarake për Ukrainën.

-Advertisement-

Ndihma e Gjermanisë për Ukrainën deri tani ka arritur në 28 miliardë euro. Siç e dini. Gjermania ka ndarë një buxhet prej më shumë se 7 miliardë euro këtë vit, qëndrimi im është se duhet të vazhdojmë mbështetjen aq sa është e nevojshme dhe kjo vlen jo vetëm për Gjermaninë por për të gjithë Bashkimin Evropian.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy