Një serb dhe dy kurdë – të dyshuar për vrasjen e boksierit Besar Nimani në Gjermani
Autori: Gazeta inFokus
19:41 | 11 March 2024
Berat Nimani, vëllai i boksierit Besarit, i cili u vra të shtunën e 9 marsit në Gjermani, në një bisedë për Albanain Post ka thënë se tashmë organet e rendit i kanë identifikuar të dyshuarit që ia vranë vëllain.
Më kanë informuar që nesër bëhet publik identiteti i tyre, janë futur edhe në listën e INTERPOL-it. Dihet me emra dhe mbiemra kush janë. Të dyshuar janë një serb dhe dy kurdë”, tha ai.
Por, Nimani ka treguar se autoritetet gjermane janë duke dyshuar se dorasit janë larguar nga Gjermania.
“Dyshimet e policisë janë që janë larguar nga Gjermania. Ka pasur bastisje tek familjet e të dyshuarve. Janë edhe pamjet e kamerave të sigurisë ku shihen se kush janë ata që ma vranë vëllain”, potencoi ai
Nimani, ka shtuar se është intervistuar nga policia, derisa ka theksuar se varrimi i të ndjerit do bëhet të enjten në Gjermani.
“Edhe unë jam intervistuar nga policia, ju tregova që më pati treguar vëllai se të dyshuarit po e përndjekin. Autopsia e vëllait është kryer, varrimi do bëhet këtë të enjte në ora 10:00. Faleminderit të gjithë për mbështetjen”.
Ndërkaq një ditë më parë, Nimani pati treguar për AP se i njeh dorasit me të cilët vëllai i tij ishte përleshur fizikisht tri vite më parë në një market në Gjermani.
“Pa tri viteve, vëllai e kishte pasur një problem me disa refugjatë me një market. Vëllai i kishte larguar jashtë duke i goditur me shuplaka, tash mbas tri viteve i kanë dalë në pritë dhe e kanë vra. Unë e di saktë që kanë qenë këta”, shprehet i bindur ai.
Ndryshe, sipas mediave gjermane, boksieri Nimani ishte përfshirë në një shkëmbim zjarri në vitin 2013 dhe se në atë kohë bëhej fjalë për beteja të supozuara për pushtet midis grupeve rivale në Bielefeld.
Po në atë kohë raportohet se ka pasur konflikte mes grupeve shqiptare, të cilave u përkiste Nimani dhe atyre turke.
Në anën tjetër, Prokuroria e Gjermanisë ka njoftuar të dielën se të dyshuarit për vrasjen e boksierit kosovar, Besar Nimani janë ende në arrati.
Megjithatë, sipas prokurorisë, operacioni i madh kërkimor është duke vazhduar në zonën e qytetit të Bielefeldit deri në arrestimin e autorëve të këtij krimi.
I nderi ishte arratisur nga Kosova për në Gjermani me prindërit në moshën 12-vjeçare, ku edhe kishte arritur që të integrohej mirë falë sportit.
Si amator, ai fitoi 87 nga 98 luftime. Ndërsa si profesionist, ai ishte pothuajse i pathyeshëm.
Nimani ishte një kampion ndërkombëtar i pamposhtur në IBF, si dhe kampion i Evropës në peshën e mesme të lehtë dhe humbi vetëm një herë në karrierën e tij profesionale.

T� tjera
-
E mitura bie nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda
Një vajzë e mitur ka pësuar lëndime të rënda pasi ka rënë aksidentalisht nga ...
-
Gjenden mbetje eshtërore të një personi në Lubizhdë të Prizrenit
Gjatë gërmimeve në dy lokacione të dyshuara në fshatin Lubizhdë të Prizrenit,...
-
Eksperti i tregjeve financiare: Produktet në Kosovë shiten deri në 60 për qind më shtrenjtë se në vendet e tjera
Profesori dhe eksperti i tregjeve financiare, Florin Aliu, ka vlerësuar se çm...
-
Shtatë raste të dhu*nës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë, s...
-
Arrestohet zyrtari i Komunës së Prishtinës, dyshohet se i mundësoi një personi t’i regjistrojë tri prona në emër të tij me dokumente false
Një zyrtar i Komunës së Prishtinës është arrestuar nën dyshimin se vërtetoi d...
-
Kryeprokurori i Shtetit zhvilloi vizitë zyrtare në Prokurorinë Themelore në Ferizaj
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, së bashku me Zëvendëskryeprokurorin ...
-
Esmeralda Hasani emërohet në krye të SHISH-it, zëvendëson Vlora Hysenin
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Esmeralda Hasanin në detyrën e Drejtores...
-
Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online
Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin ...
-
Rama: Pa ndryshim të qasjes ndaj Kosovës, fantazma e së kaluarës do ta përndjekë Beogradin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar zhvillimet e fundit politike...
-
Lushaku Sadriu kritikon pushtetin: Mjerë Kosova për mendësinë dhe humbjet që po ia shkaktoni
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku – Sadriu ka kritik...
-
Sot seancë plenare, në rend dite interpelanca ndaj ministrit Arben Vitia dhe mocion për energjinë
Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare, ndërkaq në rend dite janë disa pik...
-
Komisioni për Legjislacion shqyrton sot vendimin e presidentes për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mb...


































