Sport

Rey Manaj është tjetër nivel, shënon gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë në Turqi

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 09 March 2024

Rey Manaj është tjetër nivel këtë edicion, pasi nuk ndalet duke shënuar gola thuajse në çdo ndeshje me fanellën e Sivassporit.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar në sfidën Sivasspor – Alanyaspor, dhe për të ishte goli i 15-të në elitën e futbollit turk.

Sigurisht që goli i sotëm është më i miri që Manaj ka shënuar këtë edicion, pasi sulmuesi shqiptar ka realizuar nga gjuajtja e lirë me një goditje shumë të fuqishme për të barazuar shifrat në 1-1.

-Advertisement-

Ishte ky goli i 15-të në kampionat për Manajn, derisa ka realizuar edhe katër të tjerë në Kupën e Turqisë duke konfirmuar se është në një formë të jashtëzakonshme.

 

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy