Bebe Rexha “thyen” një tjetër rekord, kënga e saj “Meant To Be” më e dëgjuara në…
Autori: Gazeta inFokus
10:18 | 06 Mars 2024
Kënga “Meant To Be” e artistes me famë botërore me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka arritur të pozicionohet në vendin e parë si kënga më e dëgjuar e muzikës country në të gjitha kohërat në Mbretërinë e Bashkuar.
Kënga e realizuar në bashkëpunim me duon Florida Georgia Line, u lansua për herë të parë në vitin 2017 si pjesë e EP-së së Rexhës, të titulluar “All Your Fault Pt. 2”. Ky ishte hapi i parë i Bebes drejt influencave të muzikës country dhe në atë kohë u bë kënga më e suksesshme e saj në Mbretërinë e Bashkuar, duke hyrë në Top 100 të këngëve zyrtare në shkurt 2018 dhe duke arritur në pozicionin e 11-të në mars. Në Shtetet e Bashkuara, ajo u ngjit deri në vendin e dytë në Billboard Hot 100.“Meant To Be” prin listën e këngëve më të transmetuara të muzikës country në Mbretërinë e Bashkuar me një total prej 175 milionë transmetimesh, duke lënë pas performues të tjerë legjendarë të muzikës country.
Kënga “9 to 5” e Dolly Parton renditet e dyta me 166 milionë transmetime dhe “Take Me Home Country Roads” e John Denver zë vendin e tretë me 154 milionë transmetime.
Taylor Swift gjithashtu është pjesë e kësaj liste me baladën e saj “Love Story” në vendin e katërt, ndërsa Dolly Parton bën paraqitjen e dytë në top 5 me këngën e saj klasike në duet me Kenny Rogers “Islands In the Stream”, e cila gjendet në vendin e pestë.
Artistë të tjerë të përfshirë në Top 10 përfshijnë “Need You Now” nga Lady A (vendin e shtatë), “Say Something” nga Justin Timberlake dhe Chris Stapleton (vendin e tetë) dhe “Before He Cheats” e Carrie Underwood (vendin e nëntë).
Official Charts që është kalkulatori më i madh i këngëve në Mbretërinë e Bashkuar, ka publikuar së fundmi listën me 10 këngët më të dëgjuara të zhanrit country, në histori të Mbretërisë së Bashkuar.
Surge in Measles Cases in UK Comes Amid Plummeting Vaccination Rate
Keep Watching
Kjo është lista zyrtare:
1. “Meant To Be” – Bebe Rexha ft. Florida Georgia Line
2. “9 To 5” – Dolly Parton
3. “Take Me Home Country Roads” – John Denver
4. “Love Story” – Taylor Swift
5. “Islands In The Stream” – Dolly Parton & Kenny Rogers
6. “The Gambler” – Kenny Rogers
7. “Need You Now” – Lady A
8. “Say Something” – Justin Timberlake ft. Chris Stapleton
9. “Before He Cheats” – Carrie Underwood
10. “Tennessee Whiskey” – Chris Stapleton
Të dhënat bazohen në transmetimet audio dhe video zyrtare të këngëve country nga të gjitha platforma kryesore të transmetimit në Mbretërinë e Bashkuar.

T� tjera
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...


































