Lajme

IKShPK: Kujdes për personat e ndjeshëm, ajri jo i mirë

Autori: Gazeta inFokus 08:51 | 01 March 2024

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën me dije se sot ajri në kryeqytetin tonë nuk është i shëndetshëm, dhe u bën thirrje personave të ndjeshëm të kenë kujdes.

IKShPK-ja i njofton ata që:

Të reduktohen daljet në vendet me ajër të ndotur, në mëngjes dhe mbrëmje, sidomos për personat që kanë sëmundje kronike kardiovaskulare dhe respiratore, fëmijët dhe shtatzënat.

-Advertisement-

Të përdoret më shumë transporti publik dhe ecja, e më pak veturat.

Të reduktohet përdorimi në shtëpi i lëndëve të ngurta të djegies dhe gatimit, që të zvogëlohen emetimet.

Të mos digjet vaj i përdorur, goma plastike, mbeturina, thëngjill, drunj të lagësht për ngrohje.

Qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për ajrosjen e dhomave kur ndotja është e lartë.

Personat që duhet të dalin në aktivitetet e tyre, të përdorin maska mbrojtëse, të mbulojnë gojën e hundën me shall.

Të reduktohet pirja e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e domosdoshmërisht të ndalohet pirja e duhanit brenda hapësirave të mbyllura.

Të bëhet izolimi termik (për aq sa është e mundur) i shtëpive në zonat urbane.

Po ashtu indeksi i cilësisë së ajrit është 60.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera