Rozë

Capital T konfirmon ndarjen nga Adrola Dushi?

Autori: Gazeta inFokus 19:38 | 22 February 2024

Prej kohësh është përfolur për një romancë mes reperit Capital T dhe modeles së njohur Adrola Dushit, megjithatë nuk i pamë kurrë të dalin publikisht si çift.

Dyshja kanë qenë shumë diskretë në detajet që mund të çojnë zbulimin e lidhjes, edhe pse shumë shpejt romanca e tyre u mësua nga burime të afërta.

Nuk mund ta quajmë rastësi, praninë e modeles në çdo koncert që reperi mbante.

-Advertisement-

Megjithatë duket se në një mënyrë ose tjetër ky i fundit na ka treguar se gjërat nuk janë më njësoj.

Në një postim në TikTok ku shfaqet i shtrirë, Capital T shkruan:

“Si fle unë, kur e di që jam single dhe askush nuk më tradhton”, shkruan ai përbri videos dhe të gjithëve na shkoi mendja për një krizë ose ndarje nga modelja e njohur.

Shiko videon:

Lojtës Videosh

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera