Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
Autori: Gazeta inFokus 23:32 | 31 January 2024
Fabrika e dyshekëve Comodita po merr pjesë për të katërtën herë me radhë si ekspozuese në një ndër panairet më të mëdha në botë World Trade Market, në Las Vegas, Nevada.
E vendosur në një kampus të klasit botëror dhe të avancuar, Las Vegas Market u ofron blerësve, stilistëve dhe ekspozuesve një përvojë efikase dhe bindëse të tregut. Ky panair prezanton mijëra produkte në kategori të ndryshme të shtëpisë nga më se 4.000 ekspozues dhe brende botërore.
Comodita me një sipërfaqe prej 320 m2 po ekspozon një gamë të gjerë të dyshekëve më inovativë, jastëkëve dhe mbishtresave të dyshekëve të prodhuara me teknologjinë më moderne dhe duke ju përshtatur nevojave dhe kërkesave të tregut amerikan.
Paraqitja dinjitoze edhe kësaj here ka vënë në shënjestër bashkëpunime potenciale, vizita të shumta nga klientë dhe përfaqësues të kompanive dhe brendeve të njohura të kësaj industrie.
Përfaqësues nga Comodita shprehen të kënaqur se Comodita është kompania e parë kosovare me showroom-in e saj në panairin kryesor në industrinë e gjumit në SHBA. Këtë panair e konsiderojnë si destinacion perfekt për rritjen dhe zgjerimin në tregun amerikan. Ata theksojnë se arritjet e deritanishme ju dedikohen të gjithë punonjësve të cilët kanë kontribuar në zhvillimin dhe prodhimin e produkteve.
Comodita tashmë është kompani e njohur në Amerikë sepse përveç eksportit në dyshekë, brendi posedon edhe një hapësirë prodhuese rreth 30000m2 në Houston të Texasit, ndërsa nga viti 2022 është kompania e parë kosovare me showroom-in e saj në panairin kryesor në industrinë e gjumit në SjBA.
Las Vegas Market është i hapur për vizitorët nga data 28 janar deri më 1 shkurt.
Të tjera
-
Kryeministri Kurti bën homazhe te varret e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me një pjesë të kabinetit të ti...
-
Hoxhaj: Kosova pa asnjë njohje që katër vjet, i ka humbur momentumi ndërkombëtar
Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka thënë se Palestina, edhe pse në Gaza ...
-
Ky është polici që u plāgos nga hajnat në Klinë
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes është plagosur një polic në Zllakuqa...
-
Presidentja Osmani kujton heroin Ilir Konushevci në 26- vjetorin e rënies së tij
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin Ilir Konushevci në 26-...
-
Deponohen mbi 700 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, konfiskohen nga forenzika
Në Policinë e Kosovës, zyrtarë të një banke në Prizren kanë njoftuar se në ba...
-
Në ditën e Evropës, shkallët e “Dragodanit”, marrin ngjyrat e flamurit të BE-së
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se shkallët ikon...
-
Policia e Kosovës shqipton 2071 tiketa trafiku brenda 24 orësh
Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë shqiptuar 2071 tiketa trafiku. ...
-
LAJMI I FUNDIT: Plāgoset një polic në Klinë në shtëpinë e priftit
Sot në orët e hershme të mëngjesit është plagosur një polic në Zllakuqan të K...
-
KFOR-i gjen një pu*shkë me 13 fish*ekë në Zveçan
Në komunën e Zveçanit nga njësia e KFOR-it është gjetur një pushkë e varur në...
-
Dita e Evropës, Rama: Shqipëria, më afër se kurrë ëndrrës së vjetër shqiptare
Sot shënohet Dita e Evropës. Me këtë rast, kryeministri shqiptar, Edi Rama...
-
Gjendet një mjet shpër*thyes në Gjakovë, lajmërohet FSK-ja
Forcat e Sigurisë së Kosovës janë kërkuar për ndihmë pasi është hasur një mje...
-
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, kështu do të ndahen mandatet në Kuvend
VMRO-DPME fitoi zgjedhjet parlamentare të 8 majit në Maqedoninë e Veriut. For...