Lajme

Termokos ka një lajm të mirë për studentët

Autori: Gazeta inFokus 22:36 | 26 January 2024

Kryeshefi i ngrohtores “Termokos” Fisnik Osmani, përmes një njoftimi në Facebook ka treguar se kjo kompani ka ndarë 15 bursa për studentët e Fakulteteve Teknike.

Në njoftim, ai ka treguar se deri me datë 01.02.2024, studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike do të mund të aplikojnë për bursën të cilën e ndan NQ Termokos – për të dytin vit me radhë.

Ai ka shtuar se janë të përkushtuar të ndihmojnë studentët që janë inxhinierët e ardhshëm për të ndërtuar vendin tonë.

-Advertisement-

“Dokumentacioni dorëzohet tek Dekanati i njësive përkatëse (FIM-FIN-FIEK)”, ka njoftuar Osmani.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy