Rozë

Deputetja jep dorëheqjen sepse u pa duke vjedhur në dyqane veshjesh

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 18 January 2024

Deputetja e Partisë së Gjelbër në Zelandën e Re, Golriz Ghahraman ka dhënë dorëheqjen pasi është përballur me akuza për vjedhje nëpër dyqane veshjesh. Teksa policia vazhdon ende hetimet për rastin, dyshohet se deputetja ka vjedhur tri herë në dy dyqane veshjesh në Auckland dhe Wellington.

Dikur me pozicionin e avokates së OKB-së për të drejtat e njeriut, Golriz bëri histori pasi ishte refugjatja e parë që u zgjodh në këtë pozicion të lartë në vitin 2017.

E pyetur për këtë çështje, ajo është shprehur se ndoshta stresi i shkaktuar nga puna e kanë çuar drejt sjelljeve që dalin jashtë karakterit. Një mënyrë justifikimi apo një qëndrim i saji për rastin, Golriz nuk ka hezituar që të flasë konkretisht për situatën. “Kam zhgënjyer shumë njerëz dhe më vjen keq për këtë” shtoi ajo.

-Advertisement-

Dorëheqja e saj vjen pasi pamjet e vjedhjeve u shfaqën në ekran, teksa ajo merrte një çantë në një butik në Auckland.

“Nuk është një sjellje që mund ta shpjegoj sepse nuk është në asnjë mënyrë racionale. Pas vlerësimit mjekësor e kuptoj që nuk jam mirë,” vijoi ajo, duke shtuar se nuk donte të justifikonte veten.

Ish-deputetja Ghahraman u largua nga Irani bashkë me familjen kur ishte ende fëmijë, e më pas fitoi azil politik në Zelandën e Re.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera