Vdekja e 34-vjeçares pasi ra nga hoteli në Graçanicë, çka po ndodhë me hetimet?
Autori: Gazeta inFokus
14:16 | 10 Janar 2024
Rasti i 34-vjeçares, Artila Kameri, e cila vdiq pasi dyshohet se ra nga një hotel në Graçanicë, vazhdon të mbetet mister. Rrethanat se si ra nga hoteli, nuk janë zbardhur akoma. Prokuroria thotë se po punon me Policinë për hetimin e këtij rasti, por se informata tjera s’mund të ndajnë për të ruajtur integritetin e hetimeve. Hetimet vazhdojnë…
Në orët e para të mëngjesit të 28 dhjetorit, një grua është gjetur e vdekur poshtë një hoteli në Graçanicë. Viktima është Artila Kameri, një 34-vjeçare nga Gjakova, e cila ishte pronare e një biznesi për rregullimin e thonjve.
Sipas Policisë së Kosovës, dyshimet janë se e njëjta kishte rënë nga kati i dytë i hotelit.
“Graqanicë / 28.12.2023 – 03:23. Njësitet policore pasi kanë pranuar informatën se një person dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i një hoteli, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur viktimën femër e cila dyshohej pa shenja jete, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj”, thuhej në raportin e Policisë.
Rrethanat se si vdiq Kameri, ende nuk janë zbardhur. Mediat kanë raportuar se e njëjta ishte në hotel me një 32 vjeçar nga Peja dhe se dyshja kishin pasur një përplasje verbale pak para se të ndodhte ngjarja tragjike. Këto raportime s’janë konfirmuar asnjëherë nga autoritetet.
Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës i kanë thënë Gazetës Express se bashkë me Policinë, po vazhdojnë hetimet për këtë rast. Informacione të tjera kanë thënë se s’mund të ndajnë për të ruajtur integritetin e procesit. S’kanë treguar as se si është kualifikuar rasti.
“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit në koordinim me policinë po vazhdojnë me hetimin e këtij rasti, andaj në këtë fazë nuk mund të japim informata të tjera për shkak të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor”, Prokuroria Themelore e Prishtinës”, ka deklaruar zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.
Një rast i ngjashëm kishte ndodhur edhe në muajin gusht të vitit të kaluar. Një 27-vjeçare nga Argjentina kishte vdekur pasi kishte rënë nga kati i gjashtë i një objekti në Fushë Kosovë.
Për rastin ishte arrestuar i dashuri i saj, Endrit Nikaj. Dyshohet se i njëjti e kishte gjuajtur argjentinasen nga kati i gjashtë, pas një mosmarrëveshje.
“VRASJE: Fushë Kosovë 01.08.2023 – 01:59. Nga QKUK-ja është raportuar se ka ndërruar jeta viktima femër shtetase e Argjentinës si pasojë e lëndimeve të marra, që dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit ku ka qenë duke qëndruar së bashku me te dyshuarin mashkull shtetas Zvicran. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti ne procedure hetimore”, thuhej në raportin 24 orësh të Policisë.
Endrit Nika tani ndodhet në paraburgim. Gazeta zvicerane “Blick” ka raportuar se 32 vjeçari e kishte futur ilegalisht të dashurën e tij në Kosovë, duke e fshehur në bagazh të veturës.

T� tjera
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...

































