Broja e nisi nga pankina, Pochettino tregon arsyen e vendimit të tij
Autori: Gazeta inFokus
12:27 | 10 January 2024
Armando Broja e nisi nga stoli ndeshjen e Carabao Cup mes Chelseat dhe Middlesbrough. Sulmuesi kuqezi u aktivizua në pjesën e dytë kur skuadra e tij po humbiste 1-0, por pavarësisht dëshirës nuk arriti dot që të ndryshonte dot historinë e sfidës.
Me Chelsean që u eliminua nga skuadra që garon në Championship – divizioni i dytë i futbollit anglez. Pas ndeshjes, trajneri Mauricio Pochettino theksoi se nuk mund të rrezikojë më Brojën për ta aktivizuar më shumë seç duhet pas një dëmtimi të rëndë që ai ka kaluar.
Timonieri i londinezëve vuri theksin tek fakti se me sulmuesin shqiptar duhet punuar me shumë kujdes. Pasi nuk mund të përballojë shumë takime në një periudhë të ngjeshur.
“Broja vjen pas një dëmtimi që e ka mbajtur jashtë fushave për një kohë të gjatë. Ai luajti për shumë minuta pak ditë më parë. Duhet të bëjmë kujdes me të. Nuk mund ta llogarisim të barabartë me lojtarët e tjerë.
Është e nevojshme që të menaxhojmë situatën me të, pasi pas vetëm dy ditësh kemi një tjetër ndeshje të rëndësishme. Është e vështirë për një lojtar që të përballojë tri ndeshje në shtatë ditë“, theksoi tekniku argjentinas i Chelseat.
22-vjeçari arriti të shënonte në ndeshjen e FA Cup mes Chelseat dhe Prestonit, që përfundoi me rezulatatin 4-0. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë pritet që të jetë titullar në ndeshjen e 13 janarit ndaj Fulhamit, sfidë e vlefshme për javën e 21-të të Premier League.

T� tjera
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...
-
Shtiu me armë në ahengun familjar, por ia pa “sherrin” – policia ia konfiskon pistoletën me leje
Një aheng familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes ka përfunduar me konfiskimi...
-
Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting
Rasti i dyshuar i cenimit të konfidencialitetit bankar të kryetarit të Prisht...




































